PD: Aleatet po veprojne si autonome
E Shtune, 17 Maj 2008
Demokratet kerkojne qe te perfshijne ne ndryshimet e pritshme dhe nje riformatim te pozicionit te aleateve ne kabinet. Per dy dite me radhe, deputetet e mazhorances nuk kane munguar te "shigjetojne" kreret e partive te koalicionit ne qeverisje, te cilet, sipas tyre, nepermjet nje posti ministri kerkojne te bejne parti, per te qene te gatshme per perballimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. "Ka nje te vertete qe, pavaresisht se eshte nje qeveri dhe duhet te zbatoje nje politike te caktuar, shpesh ministrite qe drejtohen nga aleatet kane njelloj pavaresie te papranueshme. Une nuk jam nga ata qe them se duhet te fshihen aleatet nga qeveria, por ata duhet te jene me te pergjegjshem, sepse ministrite qe kane nuk jane per te ngritur partite e tyre, per te punesuar anetaret e partive te tyre, por jane per te zbatuar nje politike qeverisese, qe ka gjithe koalicioni i djathte", ka qene deklarata e Palokes. Ai i ka akuzuar ministrat aleate, se veprojne ne menyre autonome, te shkeputur nga ekzekutivit qendror, duke perbere ne vetvete "miniqeveri", qe veprojne sipas urdhrave partiake te partise qe drejton ate dikaster. Kjo vihet re ne emerimet partiake te seciles parti ne ministrite dhe strukturat e tjera te linjes qe drejton, gje qe Paloka e cileson nje perpjekje qe nepermjet nje posti ne qeveri te bejne parti. Keto praktika, sipas tij duhet te marrin fund, pasi ne fund te fundit koston elektorale e paguan PD. Njeheresh ai eshte shprehur se, duke qene ne nje stad te ri te qeverisjes, sapo eshte marre ftesa per ne NATO, "jemi nje vit para zgjedhjeve dhe mendoj qe ne pershtatje me reformat qe duhet te ndermarrim duhet te kete edhe rikonstruksion te qeverise, madje edhe ne strukture mund te kete ndryshime qeveria, jo thjesht ne emra". Nderkohe qe kryetari i Komisionit te Jashtem parlamentar, Zogaj, deklaroi dje se ndryshimet ne qeveri nuk duheshin bere per te larguar njerezit nga postet qe mbajne deri tani, por per te zhdukur apatine. Deputeti Zogaj, pa hyre ne keto detaje, shprehet se ndryshimet ne qeveri duhen te behen per t'i dhene nje impuls te ri dhe nje kreavitet ekzekutivit. "Duhet te pranojme qe qeveria ka mbyllur rubinetet e korrupsionit", u shpreh Zogaj, per te cilin eshte shume e rendesishme qe vetem nje vit para zgjedhjeve, qeveria te rifreskohej dhe te arrihej nje balance perfaqesimi i te djathteve ne kabinetin qeveritar. Nderkohe qe deputeti Paloka, duke kerkuar nje freskim te kabinetit qeverises, me emra te rinj dhe me energjike ne punen e tyre, shprehet me tej, teksa kerkon dhe ndryshimin jo vetem te qeverise, por dhe te struktures se qeverisjes. Teksa akuzon ekzekutivin se eshte shkeputur nga baza e partise dhe vete deputetet demokrate, ai paralajmeron se qeverisja e djathte i ka harruar militantet e saj, gje e cila, per te, perkthehet ne kosto elektorale ne zgjedhjet e ardhshme. Po keshtu, deputeti i PD-se, pavaresisht postulatit te Berishes per qeverine e tij, si "nje qeveri ne diete dhe e vogel", nuk ngurron te jape mendimin se qeveria do te ishte me efikase sikur te rritej numri i ministrive dhe te kryhej nje riorganizim i ri.
Fillon debati per ndarjen e mandateve ne Partine Demokratike
Rikthehet serish debati per ndarjen e mandateve ne PD. Duke evidentuar faktin se puna e partise ne baze ka rene, kane qene deputetet demokrate ata qe kane menduar dhe njehere nga funksionaret e larte ne strukturat e shtetit qe te zgjedhin mes mandatit zyrtar dhe atij partiak. Paloka shprehet per nje mosfunksionim te partise, ne kohen kur disa deputete te PD-se kane marre edhe poste ministrore, nderkohe qe, nga ana tjeter, kane edhe poste partiake. Nisur nga kjo, deputeti demokrat shprehet se eshte e domosdoshme ndarja e posteve partiake nga ato ekzekutive.
"Sondazhet per korrupsion te larte, demtojne PD"
Sondazhet me te fundit per shkallen e larte te perceptimit te korrupsionit ne Shqiperi, nuk kane kaluar pa lene gjurme dhe ne debatet e brendshme ne PD. Pa akuzuar me emra konkrete ne lidhje me perfaqesimin e ketij korrupsioni ne nivelet me te larta te qeverisjes, kane qene deputete Paloka dhe Zogaj, ata qe nuk e kane cilesuar nje gje te mire. Madje, e kane cilesuar dhe me kosto elektorale ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Jane sondazhe qe behen mbi perceptimin e qytetareve dhe po t'i besh nje analize perceptimit nuk eshte se gjithmone tregojne realitetin. Fakti qe qytetaret perceptojne korrupsion te larte, nuk eshte gje e mire per ne", ka qene deklarata e deputetit Paloka. Per te cilin eshte shume e domosdoshme qe te merren masa te menjehershme, ne menyre qe, krahas sukseseve te shenuara nga qeveria shqiptare ne luften ndaj ketij fenomeni, te shenoje dhe uljen e shkalles se perceptimit te shqiptareve per korrupsionin.