Basha: Mbeshtetje Kosoves per integrimin
E Shtune, 17 Maj 2008
Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, konfirmoi dje se Shqiperia do te vazhdoje te mbeshtese edhe ne te ardhmen perfshirjen dhe perfaqesimin e Republikes se Kosoves ne te gjitha nismat shumepaleshe, ne kuader rajonal e me gjere, si dhe integrimin e saj ne strukturat euroatlantike. Kreu i diplomacise shqiptare, priti ne nje takim nje delegacion te Qeverise se Kosoves, i perbere nga ministri i Energjise dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula, ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapesinor, Mahir Yagcilar dhe ai i Tregtise dhe Industrise, Lutfi Zharku. Gjate takimit, ministri Basha ritheksoi vullnetin e Qeverise shqiptare per te mbeshtetur maksimalisht te gjitha proceset qe tashme kane marre udhe ne Kosove, per ndertimin e nje shteti te lire, te pavarur, demokratik e plotesisht funksionues. "Permes porteve te Shqiperise, Kosova do t'i afrohet BE, ndersa perfundimi i aksit rrugor Durres-Morine, do t'i sherbeje pikerisht interesave te integrimit rajonal dhe rritjes se shkembimeve njerezore dhe tregtare mes vendeve tona", tha ministri Basha. Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim, se interesat e perbashketa ne shume fusha, kerkojne angazhim dypalesh dhe ne te ardhmen