Rama, tone miqesore me LSI
E Shtune, 17 Maj 2008
"Dialogu me Shqiperine" ka vijuar ne Mirdite. Tone miqesore ne drejtim te LSI-se, pa mundur te shmanget per akuza te politikes se vjeter. Kryetari i PS-se, Edi Rama, gjate takimeve me rinine e ketij rrethi, nuk ka munguar te akuzoje Berishen per "plagjiature" te mitingjeve te tij. Nderkohe, ai eshte ndalur edhe ne komunen e Shenkollit, nje komune e konsideruar si e djathte, ku banoret kane votuar pergjate 17 viteve PD. Ne kete komune, Rama ka kerkuar bashkimin e socialisteve dhe demokrateve tej paragjykimeve, por duke u bazuar te puna dhe programi i gjithseciles force politike. "Ata qe duhet te pajtohen njehere e mire, qe duhet te bashkohen njehere e mire, qe duhet njehere e mire te kuptojne se vetem te bashkuar mund ta detyrojne politiken te merret me punet e tyre, jane njerezit e thjeshte, socialistet dhe demokratet e thjeshte", u shpreh Rama, duke u kerkuar te rinjve dhe banoreve te Shenkollit te behen pjese e bashkimit te ri.
A.Ndoja