PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vasili: Qeveria po perkeqeson demokracine


E Shtune, 17 Maj 2008

Levizja Socialiste per Integrim akuzoi qeverine "Berisha" se po perkeqeson gjithnje e me shume demokracine ne vend. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili, ndalur ne kete moment, vleresoi se "demokracia ne Shqiperi po perjeton nje moment shume te veshtire dhe te nje frenimi te pashembullt te lidhur ne menyre direkt me qeverisjen e keqe qe ka pllakosur vendin". Sipas tij, nje nga shkaqet e verteta dhe madhore eshte korrupsioni i larte dhe i jashtezakonshem i kesaj qeverie, gje qe ka bere te bjere pertoke plotesisht karta e luftes kunder korrupsionit te qeverise. "LSI vlereson se klima e autoritarizmit te llojit diktatorial te kesaj qeverisje po perkeqeson ne menyre katastrofike demokracine ne vend dhe shqiptaret jane cdo dite me pak te lire ne vendin e tyre dhe kjo eshte ne kontrast te plote me klithmat e qeverise per marrjen e fteses ne NATO", theksoi Vasili. Por per t'i shkuar me tej kritikave ndaj qeverisjes aktuale, Vasili deklaroi se "Gerdec-Kushtetuta ishte saktesisht produkt i nje klime te tille antidemokratike qeveritare dhe LSI vlereson se nisma per mbajtjen e referendumit eshte nje mundesi e madhe per rikthimin e lirise se vjedhur shqiptareve qe duke thene fjalen e tyre mundesojne nje frymemarrje te re per demokracine e mohuar dhe te neperkembur".

O.Xhilaga




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika