Ligji, penalizim biznesit, paguan detyrimin 100%
E Shtune, 17 Maj 2008
Ligji per Procedurat Tatimore solli mjaft debat gjate diskutimit te tij ne Komisionin parlamentar te Ekonomise. Vec ligjvenesve, anetare te komisionit, ne kete debat u perfshine dhe shoqatat e perfaqesuesit e biznesit. Madje, keto te fundit kerkuan nga Kuvendi rishikimin dhe ndryshimin ne thelb te nenit 107 te projektligjit, aq te debatueshem per "Procedurat Tatimore". Per te arritur plotesimin e kesaj kerkese, perfaqesuesit e biznesit u shprehen te gatshem qe te lene edhe garanci pasurore ne te tilla raste, derisa gjykata te shprehet, por jo te parapaguajne detyrimin e gjobes deri ne masen 100%. Kjo kerkese nuk u pranua. Ligji i detyron biznesin te paguaje 100 per qind te detyrimit, ne rast se gjendet i penalizuar nga tatimet. Pasi te kete ankimuar ne gjykate dhe te jete marre vendimi, biznesi mund te marre mbrapsht shumen qe ka derdhur ne tatime. Me shumice votash, Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi nen per nen, per te dyten here, projektligjin e ashtuquajtur te gjobave, duke mos marre parasysh ankesat e biznesit.