PD-PS, sherr per "Gjobat" e "Falimentin"
E Shtune, 17 Maj 2008
Oli Xhilaga
Debati mes pozites dhe opozites mbi ligjin per procedurat tatimore dhe per falimentin vazhdon te jete prezent. Te pozicionuara ne mbrojtje dhe kunder ketij ligji, dy kampet politike nuk vonojne te argumentojne qendrimet e tyre. Sipas Grupit parlamentar socialist, ky ligj perkeqeson klimen e biznesit, si dhe kthen tatimoret ne konfiskues te bizneseve. Nga ana tjeter, ligjvenesit demokrate vec superlativave mbi kete ligj, vleresojne se ai eshte i standardeve me te mira nderkombetare.
Kryetarja e Grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, shprehu dje shqetesimin e ketij grupi lidhur me ligjin per Procedurat Tatimore dhe ligjin per Falimentin. "Mendojme se ky ligj perkeqeson mjedisin e biznesit, i cili edhe keshtu eshte i perkeqesuar, sic rezulton edhe nga raportet e fundit dhe konkretisht nga ai Doing Business", theksoi Leskaj, lidhur me kete ceshtje. Madje, referuar ketij qendrimi, kryetarja e ligjvenesve socialiste vuri ne dukje faktin se, "duke i konsideruar keto ligje shume te rendesishme, ne permes perfaqesuesve tane ne Komisionin e Ekonomise, po edhe ne seance, kemi kerkuar qe te kishte me shume kohe per diskutim dhe te reflektohen disa probleme qe krijon miratimi i ligjit te procedurave tatimore". Nderkohe qe duke argumentuar qendrimin kunder ketij ligji. Leskaj nenvizoi se "ligji i jep drejtorit te Tatimeve rolin e konfiskuesit, duke i dhene keshtu funksione te institucioneve te tjera si te prokurorise, gjyqesorit apo te permbaruesit cka le shteg per abuzivizem dhe perdorim nga politika dhe njeheresh cenohen institucionet e pavarura". Sipas saj, ky ligj bie ndesh me ligjin per shoqerite tregtare, aq me teper qe qeveria duhet te reflektoje ndaj kritikave te BE mbi cilesine e ligjeve dhe miratimin e tyre ne nxitim.
Partia Demokratike, nga ana e saj vlereson si mjaft te rendesishem ligjin per procedurat tatimore dhe falimentin, duke rikujtuar se hartimi i tij eshte pergatitur pergjate nje procesi 16-mujor nga ekspertet, me ndihmen e USAID-it dhe ne kuadrin e programit "Millenium Challenge Coorporation". Nje qendrim i tille u mbajt dje nga kryetari i Komisionit te Ekonomise, njekohesisht deputet i PD-se, Edmond Spaho. Gjate nje komunikimi me mediat, duke hedhur poshte kundershtite e ardhura nga socialistet mbi kete ligj, Spaho vuri ne dukje se "ligji ka marre mbeshtetjen e plote te Bankes Boterore, FMN dhe Komisionit Evropian. Ligji eshte konsultuar per 6 muaj me radhe dhe ka respektuar vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ligji eshte i standardeve me te mira nderkombetare". Keshtu, me sa duket, demokratet nuk do te marrin parasysh kerkesat e te majteve per rishikimin ligjit. Madje, duke i meshuar ketij qendrimi, Spaho deklaroi se "Ligji per Falimentimet eshte nje nder kerkesat me te rendesishme e detyrat me madhore per krijimin e klimes se favorshme te biznesit ne Shqiperi. Eshte hartuar dhe mbeshtetur nga Komisioni Evropian dhe eshte shqyrtuar hollesisht nga "Doing Business", duke pasqyruar te gjitha sugjerimet e tyre".
PD: Socialistet kane votuar ne komision
Ligjvenesit demokrate shfaqen te habitur nga qendrimi socialisteve, pasi, sipas tyre, ligji per falimentimin eshte votuar ne komision ne parim, nen per nen dhe ne teresi, duke marre votat pro te te gjithe deputeteve socialiste. Megjithate, edhe pse i miratuar ky ligj ne komision, Spaho vleresoi se "deputetet e te gjitha forcave parlamentare, qofshin keta te majta apo te djathte kane te drejte te japin sugjerimet e veta ne seance plenare, ku diskutohet nen per nen". Nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia e bojkotit serish nga PS.
Ministri Bode mbrojti ne Kuvend dy ligjet
Ministri i Financave, Ritvan Bode, mbrojti ne Kuvend dy nismat e qeverise per biznesin, projektligjin per "Procedurat Tatimore" dhe ate per "Falimentin". Sipas tij, ligji synon qe t'i jape fund te drejtes se inspektorit te tatimorit per te kontrolluar kedo dhe per te percaktuar nivele tatimesh e taksash, qe nuk jane te krahasueshme me rivalet e tjere te biznesit apo qe mund te ndikojne ne ecurine e metejshme te biznesit. Projektligji i "Falimentit" do adresoje problemet qe kane rrjedhur nga zbatimi i ligjit ekzistues.
Presidenti i Dhomes amerikane kerkoi konsultim
Socialistet kerkuan qe qeveria te reflektonte mbi ate qe presidenti i Dhomes Amerikane te Tregtise, Philip Bay, kerkoi ne emer te biznesit "qe zgjidhje te tilla te vijne nga tryeza te perbashketa me qeverine dhe jo nepermjet rruges se gjykates". Duke kujtuar keshtu vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese, lidhur me ligjin e Gjobave. Per kete arsye, Leskaj deklaroi qe "keto ligje duhen kthyer ne komisionet parlamentare qe ekspertet dhe biznesi te kene mundesine te kontribuojne, qe ligji te zhvishet nga pushteti absolut.