PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Pronaret, kompensimi para legalizimit

Pronaret, kompensimi para legalizimit

Fatjona Mejdini
E Shtune, 17 Maj 2008

Republikanet kane arritur te bindin aleatet e tyre demokrate, per te amenduar ligjin e Legalizimeve. Keshtu, ne nje interviste per "Koha Jone", kreu i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, thekson se negociatat me PD kane konkluduar te suksesshme ne lidhje me piken e kompensimit dhe titujve te pronesise te te legalizuarve. Sipas Madhit, eshte rene dakord mes paleve qe nuk do te jepet asnje titull pronesie per ata persona qe legalizojne ndertimet e tyre, pa shperblyer fillimisht ish-pronaret e truallit mbi te cilin eshte ndertuar. Ne kete menyre i jepet fund dhe zgjatjes pa limit te procesit te kompensimit te ish-pronareve, ndonese ata qe kishin ndertuar mbi token e tyre ishin te lire te merrnin titullin e pronesise edhe pa u shperblyer ish-pronaret. Keshtu, pritet qe nisma te marre votat e te gjithe mazhorances ne momentin qe te hidhet per miratim. Nga ana tjeter, Madhi deklaron se mes tij dhe ministrit te Bujqesise, Jemin Gjanes, vazhdojne negociatat ne lidhje me draftin e ri te qeverise per pronat, ne menyre qe ky projekt i rendesishem te marre edhe konsensusin e plote te shumices ne Kuvend.

Si po shkojne negociatat mes PR-se edhe PD-se ne lidhje me ligjin e Legalizimeve?

Ceshtja e rendesishme e raportit mes marrjes se titujve te pronesise nga ana e te legalizuarve dhe demshperblimit te ish-pronareve tashme eshte nje ceshtje e mbyllur. Ne percaktuam afate te qarta ne lidhje me kohen kur do te hartohen listat. Keshtu kemi vendosur qe listat e pronareve te hartohen dhe ato te atyre qe kane ndertuar mbi keto ngastra brenda 1 muaji nga hyrja ne fuqi e ketij ligji. ALUIZNI eshte i detyruar te hartoje ne kete afat listen e pare pjesore dhe me pas Keshilli i Ministrave brenda nje muaji do te nxjerre vendimin perkates per t'u hapur rruge shperblimit te pronaret e ketyre trojeve dhe perfituesit nga legalizimi nuk do te marrin titullin e pronesise pa u realizuar edhe shperblimi i pronareve te ketyre trojeve. Ne dinamik do te vazhdoj ky proces ku ALUIZNI do te jete i detyruar per cdo muaj te paraqese lista pjesore per ato pjese te trojeve per te cilat ka perfunduar studimi.

Cfare eshte arritur nga ana e republikaneve ne lidhje me kerkesen e tyre per verifikimin e legjitimitetit te pronesise te shperndare nga ligji 7501?

Ne projekt ligjin e qeverise parashikohej qe ky veprim i kontrollit per parregullsi te behej ne menyre selektive dhe kryesisht ne tokat e fermave. Ne nuk ishim dakord qe ky projekt te ishte selektiv se, nese do te ndiqnim parimin e selektivitetit, atehere disa do t'i verifikonim, disa jo. Nese ndodhte qe dikush kishte grabitur nje toke, atehere mund te korruptonte anetaret e komisionit dhe ne kete moment ata nuk e kontrollonin token e atij qe e kishte grabitur. Prandaj ky draft mund te na sillte shume probleme ne lidhje me transparencen. Dhe se treti, ky projektligj parashikonte qe dikur kishte grabitur toka ose i kishte perfituar ne menyre te paligjshme, fillimisht i ofertohej qe personat qe i kishin grabitur te paguan me cmimin e metodikes dhe nese kjo oferte nuk pranohej atehere duhet ta leshonin kete toke. Ne ishim kategorish kunder kesaj, sepse ne asnje moment nje ligj nuk mund te legalizonte grabitjen dhe ti bente trajtim preferencial atyre qe e kishin grabitur ate. Keta duhej madje te denoheshin ne menyre penale dhe jo me te favorizoheshin nga ligji. Duke qene kunder ne menyre parimore kundrejt neneve te ketij projekti ne jemi shprehur hapur per votim kunder. Ne keto kushte ne kemi pasur vullnet politik per tu ulur dhe per te diskutuar. Ne kete rast une kam zhvilluar kontakte me ministrin e Bujqesise, Jemin Gjanen, ne lidhje me ceshtje thelbesore qe kemi qene kunder. Deri tani ne kontaktet qe kemi pasur kemi rene parimisht dakord per disa ceshtje dhe negociatat tashme do te vazhdojne mes meje dhe eksperteve te kesaj ministrie.

Ligji aktual per Legalizimet

Neni15, pika 2

"Ne rast se parcela ndertimore e legalizuar figuron ne regjistrat e pronave te paluajtshme ne emer te subjekteve private, atehere me regjistrimin e lejes se legalizimit, subjektit privat i lind e drejta per shperblim ne natyre ose ne leke".

Neni 15, pika 3

"Zyra e regjistrimit te pasurise se paluajtshme, per te gjitha rastet e konstatuara ne piken 2 te ketij neni, i dergon Keshillit te Ministrave cdo 3 muaj listen e subjekteve fizike ose juridike qe shperblehen sipas ketij ligji, me te dhenat per cdo pronar dhe siperfaqet takuese".

Neni 15, pika 4

" Keshilli i Ministrave, brenda 30 diteve nga afati i dorezimit te listes nga Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, merr vendim per shperblimin e pronareve dhe siperfaqet takuese. Komisionet e kthimit dhe kompensimit te pronave ne qarqe kompensojne subjektet ne perputhje me vendimin e Keshillit te Ministrave brenda 3 muajve"



Reagojne ish-pronaret: Marreveshja PD-PR, pazari i radhes

Toro: S'kemi besim, vendos gjykata

Kryetari i shoqates " Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, i konsideron marreveshjet mes Partise Republikane dhe asaj Demokratike si marreveshje politike te radhes ne sherbim te interesave te tyre dhe jo te ish-pronareve. Keshtu, ne nje prononcim per "Koha Jone", Toro thekson se nuk ka besim te kjo marreveshje, sepse ne thelb republikanet kane treguar ne shume raste se nuk kane mbrojtur interesat e pronareve legjitim te tokave. Ne kete kuader kreu i shoqates " Pronesi me Drejtesi" thekson se kjo marreveshje eshte nje pazar i radhes, qe nuk merr parasysh ne thelbin e saj kerkesat e ish-pronareve ne lidhje me demshperblimin dhe menyren e elementet qe kerkojne pronaret per kete demshperblim. Sipas Agim Toros, ish-pronaret ne keto kushte gjejne zgjidhje vetem te gjykatat dhe jo te marreveshjet mes partive te caktuara politike. "Ne do e gjejme te drejten te Kushtetuta dhe te Kodi Civil, dokumente keto qe ne menyre te qarte shprehin te drejten e patjetersueshme per kthimin dhe kompensimin e pronave", shprehet Toro, duke lene te kuptohet se vetem gjykatat perbejne nje vend te sigurt per te drejten e ish-pronareve. Sipas tij, keta te fundit kane te drejten te kerkojne demshperblim per pronat e zena sipas cmimit aktual te tregut dhe nuk jane te detyruar te pranojne demshperblimet minimale te vendosura nga qeverite dhe politika per ta.










Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika