"Hakmarrja", Perleshja qe perfundoi me grabitjen e VEFA-s
E Shtune, 17 Maj 2008
Grabitja me arme e filialit te firmes piramidale VEFA ne fillim te vitit 1996 ne qytetin e Vlores eshte nje nga me te bujshmet. Ne 18 episodet, per te cilat akuzohet grupi "Hakmarrja per Drejtesi", cilesohet se eshte nje nga vjedhjet me te medha, pasi nga arka e firmes u moren 145 mije dollare. Por si gjithnje nuk kane munguar as perplasjet e armatosura mes rojeve dhe autoreve te maskuar, por qe fatmiresisht nuk ka pasur asnje viktime mes paleve. Autoret e dyshuar kane kryer grabitjen e valutes dhe jane larguar duke shtene nga godina derisa kane mberritur ne vendin ku i priste nje tjeter makine. Per te fshehur parate ka sherbyer edhe plani i transportit te tyre me tren, pasi nuk i merrte mjeti dhe mund te zbuloheshin lehte. Prokuroria i ka renditur ne pretencen e saj te dhenat per kete ngjarje qe po e japim te plote me poshte.
...Ne periudhen kohore midis mesit dhe fundit te muajit dhjetor te vitit 1995, i pandehuri Nikolin Novruzaj ka propozuar vjedhjen e filialit te firmes "Vefa", te ndodhur ne qytetin e Vlores. Nga disa bashkefshatare te tij, ai kishte mesuar se filiali ruhej me roje private, te cilat ishin te paarmatosura dhe ne keto kushte mund te futej kollaj ne godine. Pas disa ditesh, Nikolin Novruzaj, Altin Arapi, Orik Shyti, Roland Shyti dhe Enkeled Agaj, kane shkuar ne qytetin e Vlores. Fillimisht per nje periudhe prej disa ditesh ata kane studiuar me hollesi vendin ku ndodhej filiali, si dhe detaje te tjera ne lidhje me menyren se si ruhej, vendin ku ndodheshin parate, etj. Personat e mesiperm kane vendosur qe vjedhjen ta realizonin, duke perdorur dy vetura. Tek filiali i firmes "Vefa", ata do te shkonin dhe do te largoheshin duke perdorur nje veture te markes "Alfa Romeo" me ngjyre e bardhe, e cila ishte e blere nga Agaj, pa ndonje kontrate shitjeje. Kete veture do ta digjnin menjehere pas realizimit te vjedhjes, tek nje vend i ndodhur mbrapa firmes "Gjallica". Tek ky vend, kishin vendosur qe te linin veturen tip "Ford Scorpio" ne pronesi te Nikolin Novruzaj, me te cilen do te largoheshin nga vendi i ngjarjes. Kete te fundit do e drejtonte Pasho Novruzaj, i cili do rrinte ne gatishmeri prane saj, duke pritur te tjeret. Po sipas planit, i pandehuri Roland Shyti do te rrinte perballe godines te deges se firmes "Vefa". Nikolin Novruzaj, i cili ishte i armatosur, do te merrej me rojet, ndersa Orik Shyti, Altin Arapi dhe Enkeled Agaj, do te futeshin brenda zyrave ku ishin parate. Veturen do ta linin tek hyrja kryesore, qe ishte rreth 20 m larg godines. Ne daten 12.01.1996, rreth ores 11.45, pasi i kane vendosur vetures tip "Alfa Romeo", me ngjyre te bardhe, nje pale targa false, i jane afruar deges se filialit te shoqerise "Vefa". Te pandehurit ishin te armatosur dhe pikerisht Roland Shyti me nje automatik mod-56, Nikolin Novruzaj me nje automatik "Scorpion", Oriku me nje pistolete "Magnum", ndersa te tjeret me pistoleta "TT". Ne menyre qe te mos identifikoheshin, ishin pajisur me maska te trikotuara te hapura ne pjesen e syve dhe te gojes, te cilat i vendosen ne kohen qe kane realizuar vjedhjen.
Fillimisht kane hyre ne ambientet e jashtme rrethuese te filialit te shoqerise VEFA, Rolandi dhe Nikolini, te cilet kane hyre te dera e oborrit ne te cilen hynin kreditoret dhe ku ndodhej roja i deres se jashtme, deshmitari Muharrem Xhelaj. Ata jane marre me ruajtjen e personave, rojeve te jashtme dhe te kreditoreve. Te pandehurit Altin Arapi dhe Orik Shyti, si dhe Enkeled Agaj kane shkuar tek dera ku hynin punonjeset e deges. Orik Shyti ka qendruar tek dera e brendshme e nderteses dhe ka paralizuar rojen Viron Gjika qe qendronte tek dera ku hynin punonjesit, duke i drejtuar armen ne koke dhe thene te mos kundershtonte. Ndersa Altin Arapi, se bashku me Enkeled Agaj kane vazhduar brenda godines. Pasi kane hyre ne zyrat e katit te pare ku mbaheshin parate, kane paralizuar punonjeset, mes te cilave dhe deshmitaret Vjollca Koka e Lumturie Xhaferllari. Te pandehurit Altin Arapi dhe Enkeled Agaj nen kercenimin e armeve kane kerkuar parate, duke i dhene punonjeseve te mbushnin qesen qe Altin Arapi kishte me vete. Ne kohen qe ishin ende duke mbledhur parate, jashte nderteses ka pasur shkembime zjarri midis Roland Shytit dhe rojeve qe ndodheshin ne lokalin perballe godines ku ishte klubi i ndermarrjes, nder te cilet Indrit Mezuraj dhe Ylli Mezuraj. Ky i fundit, shtiu ne drejtim te Roland Shyti dhe Nikolin Novruzaj, te cilet ne ato momente ndodheshin ne oborrin e filialit, duke ruajtur me arme rojet dhe personat e tjere te pranishem. Nga te pandehurit eshte kunderpergjigjur vetem Rolandi, pasi Nikolinit i eshte bllokuar automatiku dhe nuk ka mundur te qelloje. Mbasi kane degjuar te shtenat, Oriku, Altini dhe Enkeledi, kane marre me vete parate e mbledhura, shuma e te cileve ishte rreth 145 mije USD dhe kane dale jashte godines, duke qelluar me pistoleta, ne drejtim te rojeve qe ndodheshin ne katin e dyte. Te pandehurit kane vazhduar te qellojne me arme, duke u terhequr ne drejtim te makines dhe kane hipur ne te. Mbasi kane hipur ne makine, Agaj eshte ulur ne vendin e shoferit dhe ka filluar te drejtoje makinen, duke kaluar me shpejtesi ne nje rruge e cila te nxjerr tek sheshi prane Bankes se Kursimeve dhe pastaj neper rrugica per ne qender te Vlores, nderkohe qe rruges kane hequr maskat.
Pasi kane ecur rreth 300-400 m ne rruge kryesore, kane hyre ne nje rrugice qe te conte prane filialit te firmes "Gjallica", ne vendin ku kishin lene automjetin tjeter, te ruajtur nga Pasho Novruzaj. Pasi kane ndaluar prane nje pallati, Agaj ka sperkatur makinen me benzine, duke i vene flaken. Nderkohe te tjeret kane kaluar armet dhe parate tek automjeti "Ford Scorpio", me targa TR 7703 C dhe te gjithe kane shkuar te banesen e ketij te fundit. Te nesermen, Oriku, Altini, si dhe Enkeled Agaj jane nisur per ne Tirane, ndersa parate dhe armet i kane lene tek shtepia e Nikolinit. Parate kane shkuar dhe i ka marre pas 2-3 ditesh Agaj dhe Leart Shyti, me makinen e te pandehurit Orik, te markes "Audi 200", me targe TR 2444 C dhe me ngjyre te zeze. Keta dy persona, mbasi kane sistemuar nje pjese te parave ne vendet e makines qe nuk dukeshin, kane konstatuar se kishte ngelur nje pjese e madhe pa u futur. Atehere i pandehuri Leart ka marre nje cante, te cilen ka futur gjithe sasine e parave qe nuk u sistemua dot ne makine dhe ka shkuar me tren deri ne Fier. Ne Fier eshte takuar perseri me Enkeled Agaj dhe kane vazhduar te dy me makine deri ne Tirane.
Fakti i sulmit kriminal me arme, me qellimin per te vjedhur pasurine, nga pese persona, u provua nga shpjegimet e deshmitareve Muharrem Xhelaj, Krenar Bufi, Petraq Goga, Lumturie Xhaferllari, deshmia e te cileve u kundershtua pjeserisht me deklarimet e dhene gjate hetimeve paraprake, sipas nenit 362/1 te K.Pr.Penale. Nga deklarimet e dhena gjate hetimeve paraprake te shtetasit Indrit Mezuraj, aktualisht i vdekur, te lexuara sipas parashikimeve te nenit 369/2 te K. P. Penale, si dhe nga deklarimet e dhena gjate hetimeve paraprake te shtetasve Sokol Alimuca, Vjollca Koka, Taulant Cepja, te cilat iu nenshtruan rregullave te leximeve te lejueshme, sipas parashikimeve te nenit 369/3 te K.Pr.P. Te gjithe keta persona kane dhene shpjegime ne lidhje me kohen e ndodhjes se ngjarjes, numrit te autoreve, veprimeve te kryera prej tyre, faktit qe ata ishin te maskuar dhe te armatosur, faktit te perdorimit te armeve nga ana e autoreve, etj.
Procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes, provoi faktin e gjetjes se disa gezhojave si me poshte:
Nje gezhoje pistolete "TT", me makirofke 11-65, me vendndodhje jashte deres se klubit, ne anen e djathte te saj, 7 cope gezhoja si ato te pistoletave "TT", me makirofke 11-65, nga te cilat pese me makirofke 11-65 dhe dy te tjerat me makirofke 270-47, si dhe,
12 gezhojave automatiku "Kallashnikov", kaliber 7.62 mm me makirofke 71-64.
Ne vijim, akti i ekspertimit teknik balistik nr.15, date 04.03.1996, provoi se 8 gezhojat te gjetura jane qitur nga arme zjarri pistolete "TT". Njera prej tyre, me makirofke 11-65, eshte qitur nga arma e zjarrit pistolete "TT" me Nr.PB7024, e cila eshte arma personale e policit Ylli Mezyri, ndersa te tjerat nga nje pistolete tjeter "TT". Te 12 gezhojat, kaliber 7.62 mm te qitura nga automatik kallashnikov, jane qitur nga e njejta arme zjarri.
Vertetimi i dates 03.05.1996, i shoqerise "Vefa" Vlore, provoi faktin se shuma e vjedhur nga te pandehurit eshte ne vleren prej 145 mije USD.
Fakti kriminal provohet sikurse u pershkrua me siper edhe nga deklarimet e te pandehurve Nikolin Novruzaj dhe Pasho Novuzaj, si dhe te Enkeled Agaj, te cilet kane shpjeguar ne menyre te hollesishme menyren se si eshte organizuar vjedhja, veprimet e secilit prej te pandehurve, shumen e parave qe jane vjedhur, faktin qe mbas ngjarjes veturen me te cilen kishin realizuar vjedhjen kane shkuar dhe e kane djegur ne qytetin e Vlores, duke treguar edhe vendin ku e kishin djegur, etj. Shpjegimet e te pandehurve Nikolin Novruzaj dhe Pasho Novruzaj, si dhe shtetasit Enkeledi Agaj jane te sakta dhe shume te rendesishme per rindertimin e faktit kriminal dhe per fajesine e te pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Pasho Novruzaj. Por ato kane cilesine e deklarimeve te personave te bashkepandehur ne te njejten veper penale, ndaj akuza i cmon ato si te verteta dhe te besueshme, pasi ato mbeshteten nga elemente te tjere te natyres objektive, te cilet konfirmojne vertetesine e tyre (neni 152.3 i K.Pr.P.).
Deshmitari Muharrem Xhelaj, deklaroi qe ne momentin kur ai ishte roje te dera e jashtme ku hynin kreditoret, aty kane hyre dy persona me maska nga te cilet njeri i ka drejtuar armen dhe i ka thene te mos kundershtonte se nuk kishte njeri ndonje gje me te. Personi ka ecur njekohesisht me deshmitarin, duke i mbajtur armen ngjitur me trupi deri te sheshi perpara godines se zyrave. Personi tjeter i armatosur dhe ai me automatik ka qendruar 5 metra prane tyre, nderkohe qe personat e tjere kane hyre ne ndertesen ku ishte roja Viron Gjika.
Deshmitari Krenar Bufi, i cili ishte roje i rrethimit te jashtem, konfirmoi faktin se ka pare ne oborr dy persona, njerin me maske dhe tjetrin me pistolete.
Deshmitaret Lumturi Xhaferrllari, Vjollca Koka dhe Sokol Alimucaj, te cilet punonin brenda ne zyrat ku u vodhen parate, konfirmuan faktin se personat qe kishin hyre brenda ne zyra ishin vetem dy persona me maska, te armatosur me pistoleta.
7. Shtetasi Enkeled Agaj, ka shpjeguar se nga ana e te pandehurve eshte qelluar me arme ne drejtim te katit te dyte te nderteses.
Procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes, evidentoi faktin se, rreth dritareve te katit te dyte, ne kornizat e tyre, brenda ne zyra, gjenden demtime te shkaktuara nga predhat, si dhe kemisha predhash te demtuara. Demtime te shkaktuara nga predhat konstatohen edhe tek faqet e jashtme te mureve te klubit.
Elementet mbeshtetes objektive te parashtruara me siper, akuza i cmon te sakte dhe te mjaftueshem per te arritur ne perfundimin se shpjegimet e shtetasit Enkeledi Agaj, si dhe te pandehurve Nikolin dhe Pasho Novruzaj, jane te besueshme dhe te sakta, per te provuar tej cdo dyshimi rolin e secilit prej te pandehurve ne realizimin e vepres penale.
Fakti kriminal i parashtruar dhe i provuar si me siper, duhet te cilesohet juridikisht si vjedhje me arme, e kryer ne bashkepunim midis kater te akuzuarve. Objekti i demtuar eshte firma "Vefa" dhe pasoja e ardhur eshte vjedhja e shumes prej 145000 USD. Per sa i perket formes se bashkepunimit, rezulton se te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti dhe Pasho Novruzaj, kane kryer vepren ne bashkepunim ne formen e organizates kriminale dhe duhet te pergjigjen sipas neneve 140 e 28 te Kodit Penal.
Rojet qelluan mbi maskat
Rojet e firmes VEFA jane pergjigjur te paret ndaj personave te maskuar qe tentonin grabitjen ne filial. Kane qene vellezerit Mezuraj qe jane perpjekur te pengojne autoret, ndersa jane ndjere me pas nen bresherite e armeve te pese maskave qe hyne ne ambientet e firmes jo shume larg Bankes se Kursimeve ne Vlore. Gjate shkembimit te zjarrit nuk ka pasur te demtuar.
Policia gjeti 20 gezhoja
Policia gjeti ne vendngjarje, pas grabitjes se armatosur, 20 gezhoja qe i perkisnin armeve te ndryshme. Gjate ekspertizes balistike u be e ditur se tete prej gezhojave ishte e nje pistolete tip "TT", kurse 12 prej gezhojave te tjera i perkisnin armeve automatik tip "Kallashnikov", qe, sipas prokurorise, kane qene arme te gjetura me pas ne shtepine e Zeliha Sines.
Prokuroria: Gjurmet zbuluan autoret
Oficeret e policise kane fiksuar ne vendngjarje edhe gjurme gishterinjsh te ndryshme qe me pas jane derguar per ne laborator. "Ne zyren e arkes jane fiksuar nje gjurme papilare pellembe, me shume mundesi e dores se majte, e cila eshte gjetur dhe fiksuar mbi xhamin e nje tavoline te ndodhur ne zyren e llogarise, tre gjurme papilare gishtash", thuhet ne dosje. Nderkohe qe, sipas prokurorise, nga krahasimet e kryera ka rezultuar se gjurmet i perkisnin Enkelejd Agaj dhe Altin Arapit.
Rrefimi i Novruzaj: Arma u hodh ne fund te detit
Gjate operacionit te vitit 1996, i pandehuri Nikolin Novruzaj ka qene nje nga te arrestuarit. Gjate marrjes ne pyetje nga Policia Gjyqesore, sipas dosjes se prokurorise, ai ka rrefyer se pjeset e nje automatiku ishin hedhur ne fund te detit. Gjate kontrollit te kryer ne bregdetin e Vlores u be i mundur gjetja e armes te tipit "Zastava", kaliber 7.62 mm, numer 200709, e ndare ne pjese. "Kjo arme iu nenshtrua ekspertimit tekniko-balistik, me qellim per te percaktuar nese gezhoja te ndryshme te sekuestruara, ne vendngjarje te pazbuluara te periudhes 1991-1996, ishin qitur prej tij. Krahasimit iu nenshtruan edhe shtate gezhojat kaliber 7.62 mm, te gjetura ne vendin e ngjarjes dhe te pershkuara hollesisht me siper", thuhet ne dosje. Me aktin e ekspertimit tekniko-balistik nr.1238, date 24.10.1996, eshte provuar sipas akuzes se pistoleta objekt ekspertimi e tipit "Zastava" ka qitur 7 gezhojat e fiksuara ne grabitjen e kompanise VEFA ne Vlore, e ndodhur me date 12 janar te vitit 1996. Por ky argument eshte rrezuar nga pala mbrojtese qe pretendoi se te dhenat nuk perputheshin.