Koalicioni "Tadic", ne kerkim te koalicionit
E Premte, 16 Maj 2008
Ne Evrope dhe ne Shtetet e Bashkuara, javen e fundit, eshte shtruar pyetja nese ka shprese per nje te ardhme paqesore ne Serbi apo nese historia ne ish-Jugosllavi gjithmone duhet te formesohet me tragjedi. Ne kete kuader, per te arritur deri te nje pergjigje, fituesi i zgjedhjeve parlamentare ne Serbi, Boris Tadic, duhet qe brenda 90 ditesh te gjeje nje partner koalicioni per te formuar qeverine. Por, sipas disa diplomateve dhe analisteve, zgjedhjet kesaj radhe kane sfiduar ate profilin nepermjet te te cilit serbet jane prezantuar si viktima fataliste, jo te gatshme per te hequr dore nga mitet antike.
Marshall Harris, ish-ekspert i Departamentit amerikan te Shtetit mbi Ballkanin, ka thene se "Serbia ka qene vendi me i pazhvilluar ne Ballkan, i cili gjithmone ka shikuar drejt lindjes". "Por, keto zgjedhje", thote Harris, "mund te deshmojne se nuk eshte edhe aq zi sic duket, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do te pranojne se ka ende shpresa".
Fitorja e demokrateve ne Serbi, te pakten me voten e popullit, mund te arsyetoje ata ne Evrope, te cilet kane thene se Beogradi meriton nje diete te qendrueshme te sigurimeve pozitive dhe karotave, e jo nje qendrim te ashper dhe shkopinjte per ta mbajtur Serbine ne izolim, deri ne dorezimin e te akuzuarve per krime lufte.
Disa analiste thone se serbet mund te jene ndier shume krenare per t'u anetaresuar ne institucionet sikur qe eshte Bashkimi Evropian; por, me ekonomine e tyre te lekundshme, shume serbe tashme jane duke shikuar vendet fqinje perreth dhe duke u perballur me realitetin.
Kjo klime ne Serbi mund ta kete detyruar Tadicin dhe demokratet qe me ashpersi te kundershtojne shtetesine e Kosoves dhe pavaresine e saj. Por, ne mesin e demokrateve, megjithate, ekziston nje mirekuptim i pathene, se Serbia nuk do te hyje ne lufte per te rimarre Kosoven.
Partia Radikale, nderkaq, po te fitonte nje mbeshtetje me te fuqishme, mund t'i perkrahe bandat dhe kaosin ne rajonin e Mitrovices.
Ne Kosove po mbreteron nje ndjenje me e lehtesuar ne mesin e zyrtareve perendimore, duke e pare si te pamundshem koalicionin midis forcave radikale, te cilin ata e konsiderojne si makth. Por, me gjithe lehtesine qe eshte krijuar, nacionalistet thone se ata ende mund te fitojne mbeshtetjen e shumices parlamentare per te formuar qeverine e tyre.
Tadic tani perpiqet ta binde Partine Socialiste per te hyre ne koalicion me te, partine e dikurshme te Sllobodan Milloshevicit, por i ketille eshte Ballkani.
Marre nga "Christian Science Monitor"