PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Italia dhe Bullgaria, po vizave me Maqedonine


E Premte, 16 Maj 2008

Qeveria bullgare miratoi ndryshimet e protokolleve per dhenie te vizave me Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, kurse Italia premtoi dje se do ta beje kete shume shpejt. Agjencia maqedonase e lajmeve, MIA, njoftoi dje se protokollet mes Bullgarise dhe ketyre tre shteteve, jane kontraktuar ne vitin 2006 dhe kane te bejne ne kushtet per dhenien e vizave te grupeve te ndryshme te njerezve. "Tre dokumentet kane hyre ne fuqi me 1 janar te vitit 2008 dhe jane ne pajtim me marreveshjet mes Bashkimit Evropian dhe shteteve nga Ballkani Perendimor per lehtesimin e procedurave per dhenien e vizave per qytetaret e Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi", beri te ditur MIA.

Sakaq dje, Rikardo Vetre dhe Marcelo Vernola, europarlamentare italiane te partise se Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, premtuan liberalizim dhe heqje te regjimit te vizave per qytetaret e Maqedonise. Realizimi i suksesshem i projektit per vendosjen e dokumenteve te reja, te sofistikuara te dokumenteve, siguria integruese kufitare dhe nenshkrimi i marreveshjes per riatdhesim, sipas Verniolas dhe Ventres jane argumente te forta me te cilat do te bindin koleget e tyre nga radhet e koalicionit te demokristianeve dhe partive popullore, qe te qendrojne ne anen e Maqedonise.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika