PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Surpriza "Eduards", shuplake e re per Hilari Klinton


E Premte, 16 Maj 2008

Kandidati demokrat per president, Barak Obama, fitoi mbeshtetjen e nje prej ish-rivaleve te tij mbreme, nje dite pasi humbi ne zgjedhjet paraprake ne shtetin e Virxhinias Perendimore ndaj Senatores Hillari Klinton. Kjo ishte surpriza e forte qe i la shije te hidhur pak ore pas fitores se thelle, rivales se tij, Hilari Klinton. Senatori Obama fitoi mbeshtetjen e ish-senatorit Xhon Eduards, nje prej rivaleve te tij ne fushaten per te fituar emerimin e Partise Demokrate si kandidat i saj ne zgjedhjet e pergjithshme presidenciale ne nentor.

Eduards u paraqit papritur me Senatorin Obama ne nje miting fushate ne Grand Rapids te shtetit Micigan. "Eshte dikush qe me gjithe zemer mendon se ka ardhur koha per nje Amerike, jo dy, dhe ai njeri eshte Barak Obama". Eduards u largua nga gara per emerimin e kandidatit te Partise Demokrate per president ne fillim te vitit, pas rezultateve dekurajuese ne zgjedhjet paraprake te fillimit. Analistet thone se ai mund ta ndihmoje Senatorin Obama te terheqe votuesit e bardhe te shtreses punetore, mbeshtetja e te cileve ka qene e dobet per kryesuesin e gares se demokrateve ne disa nga zgjedhjet paraprake me te fundit.

Mbeshtetja e ish-Senatorit Eduards vjen nje dite pasi Senatori Obama u mund keq nga Senatorja Hillari Klinton ne Virxhinian Perendimore, kryesisht sepse shtresa punetore e mbeshteti ate. Por, me gjithe fitoren e saj te madhe ne kete shtet, praktikisht Klinton nuk ka shanse qe ta arrije Senatorin Obama per nga numri i delegateve. Per me teper, Obama vazhdon te avancoje, duke siguruar mbeshtetjen e te ashtuquajturve superdelegate, veprimtare te partise dhe zyrtare te Partise Demokratike, qe mund te mbeshtesin cilin kandidat te duan.

Klinton: Nuk dorezohem

Megjithese shanset e saj per te fituar emerimin e Partise Demokrate jane pothuajse zero, Senatorja Klinton mbrojti vendimin e saj per te qendruar ne gare, ne nje interviste me kanalin televiziv, NBC. "Ne jemi prane fundit te nje procesi te gjate. Une nuk besoj ne doreheqje. Une nuk pranoj te dal nga gara. Do te bej c'eshte e mundur qe te fitoj emerimin e partise". Klinton shpreson qe fitorja e saj bindese ne Virxhinian Perendimore do t'i jape asaj nje mundesi te re per te dale ne krye ne pese zgjedhjet paraprake qe kane mbetur, ashtu si Senatori Obama shpreson shume qe te perfitoje ndjeshem nga mbeshtetja e Eduards.

Ku vazhdon procesi zgjedhor

Shtetet Kentaki dhe Oregon mbajne zgjedhjet paraprake te marten e ardhshme dhe keto zgjedhje marrin fund me 3 qershor. Demokratet do te mbajne kuvendin e partise se tyre ne Denver te shtetit Kolorado, ne fund te gushtit, per te zgjedhur kandidatin e tyre qe do te konkurroje ndaj Senatorit Xhon Mekain qe mendohet se do te jete kandidati republikan per President.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika