PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Itali, ashpersohet politika ndaj emigranteve


E Premte, 16 Maj 2008

Ministri i ri i Puneve te Brendshme ne Itali, Roberto Maroni, bashke me kryebashkiakun e ri te Romes, Xhani Alemano, deklaruan dje se do te ashpersojne luften kunder emigranteve. Drejtues i partise se djathte Lega Nord, Maroni, tha se po planifikon nje pakete ligjesh per parandalimin e migracionit ilegal. "Ne kete kuader sīka dyshim se Italia do te marre parasysh legjislacionin evropian", tha ministri.

Planet e Maronit ne radhe te pare synojne te ndalojne futjen e emigranteve rumune si dhe te romeve nga Evropa Lindore, evidentuan dje mediat italiane. Rumania eshte qysh prej nje viti anetare e BE-se, por ende nuk eshte pjese e marreveshjes se Shengenit: "Ne po punojme ne hartimin e nje ligji, qe eshte mjaft rigoroz, por qe merr ne konsiderate te gjitha normat evropiane", u shpreh ministri i Brendshem italian, Maroni, ndersa shtoi: "Ne jemi te vetedijshem, qe duhet te punojme per nje legjislacion te drejte per integrimin e bashkeqytetareve jo italiane ne vendin tone".

Ne Itali, sipas te dhenave jozyrtare, ndodhen te pakten 400 mije qytetare shqiptare. Qe nga fillimi i viteve '90 dhe ne vitet e mepasme, nje pjese e madhe e tyre jane integruar plotesisht ne jeten italiane. Shume nga shqiptaret e Italise, pohojne se parti si Lega Nord jane diskriminues ndaj emigranteve.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika