PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nis ekspedita ne Parkun Arkeologjik te Bylisit


E Premte, 16 Maj 2008

Prej disa ditesh, Parku Kombetar Arkeologjik te Bylisit eshte kthyer ne kantier germimesh. Nje ekspedite e perbashket shqiptaro-franceze, e cila prej shume vitesh kryen punime per zbulimin e vlerave arkeologjike ne qytetin ilir Bylis, ka nisur serish punimet. Germimet po vijojne ne kompleksin "Peshkopal", nderkohe qe eshte hapur dhe nje sektor i ri, ku punimet jane perqendruar per zbulimin e nje objekti te ri. Sipas drejtorit te Parkut Arkeologjik, Bashkim Vreka: "Jane germimet, ato qe do te hedhin drite dhe do te tregojne se c'objekt te lashtesise fsheh ende nentoka e Bylisit". Vreka pohon se "nje grup specialistesh po punojne ne "Sterren antike", me qellim restaurimin e plote te saj. Ai ndalet ne vlerat turistike te qytetit ilir. Permiresimi i infrastruktures rrugore, ka rritur ndjeshem interesin e vizitoreve vendas dhe te huaj. Qyteti ilir i Bylysit, terheq vemendjen e vizitoreve jo vetem per forcen e zhvillimit ne antikitet, por edhe per nje te vecante tjeter. Ai eshte nder te vetmit qytete te ideuar, projektuar dhe ndertuar nga vet iliret. "Vetem gjate ketij 4-mujori numri i vizitoreve i ka kaluar 3000", pohon drejtori i Parkut Arkeologjik, Vreka. ATSH


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika