Seminar i Eksperiencave Rajonale mbi te Drejten e Autorit
E Premte, 16 Maj 2008
U mbajt dje ne Tirane nje Seminar i Eksperiencave Rajonale mbi te Drejten e Autorit, i cili paraqiti jo vetem gjendjen aktuale te Shqiperise per sa i takon pronesise intelektuale, por mori edhe eksperiencat e vendeve te tjera. Rumania, si nje prej vendeve qe ka eksperiencen me te mire ne kete drejtim. Ky ishte nje seminar ne vazhden e mbeshtetjes qe institucioni i ri i mbrojtjes te se Drejtes se Autorit, ZSHDA-ja, ka marre pergjate muajve te ushtrimit te kompetencave te saj nga organizma te shumta nderkombetare.
Gjate seminarit te djeshem, nje referat te gjate per te sjelle pervojen rumune ne mbrojtjen e te drejtave te autorit mbajti Ana-Maria Marinecu, pergjegjese per fushen e menaxhimit kolektiv. Ajo theksoi se, ne sjellim pervojen tone dhe rekomandimet tona, cka mund t'ju ndihmoje edhe ju ne ecjen para per te perballur keto probleme te medha qe kane te bejne me mbrojtjen e pronesise intelektuale. Por cili eshte pozitiviteti i madh i eksperiences rumune ne kete fushe. Ne pak fjale, suksesi eshte arritur pasi qe ne momentin e hartimit te Strategjise Kombetare te Pronesise Intelektuale, moren pergjegjesite e tyre te gjitha institucionet shteterore, te cilat konsiderohen si pjese e pandashme e zinxhirit institucional te zbatimit te pronesise intelektuale. Edhe ne Shqiperi, ne kete faze te pare te zbatimi te ligjit "Per te drejten e autorit dhe te drejtat e tjera lidhur me te", ka disa marreveshje bashkepunimi mes disa institucioneve shteterore. Nder to, memorandumi me i rendesishem eshte ai mes ZSHDA-se dhe zyres se Tatim-Taksave. Ndersa nje pjese te rendesishme pati edhe prezantimi i legjislacionit per mbrojtjen e te drejtave te autorit, ne hapesiren evropiane.