"Akademia e Yjeve" sjell kolazh te muzikes popullore
E Premte, 16 Maj 2008
Mbremja e djeshme, ne spektaklin e talenteve te rinj, "Akademia e Yjeve" , solli nje show te vertete. Nje spektakel, te cilit s'i mungoi aspak variacioni, pasi qene plot 12 nxenesit qe garuan mes tyre per 6 sfidat e medha te kercimit klasik, latin dhe xhaz.
Sfidat e kenges ngjallen jo pak emocione mbremjen e se merkures, ku u shperfaqen ne skene prej nxeneseve te Akademise nje sere gjinish muzikore. Prej muzikes se viteve '60-te, deri te kenget shqiptare te viteve te fundit, te cilat u interpretuan me shume emocione nga kengetaret e reja te Akademise se Yjeve. Sikunder ishte parashikuar, elemente te folklorit tone do te ngjiteshin ne skene, per t'u interpretuar nga te rinjte. Ndaj edhe kulmi i mbremjes arriti kur kolazhin popullor te inskenuar nga te gjithe nxenesit e akademise, ku te gjithe kercyen, kenduan dhe aktruan ne ritmet e muzikes sone popullore. I larguari i mbremjes se djeshme nga "Akademia e Yjeve" ishte Egzoni, konkurrenti nga Peja, i cili edhe pse nuk mundi te mberrinte deri ne finish te gares, u vleresua nga pedagoget si nje prej nxenesve te akademise me aftesi te medha per te performuar ne muzikal, qe edhe ne skenat shqiptare po lakmohet shume te ngjitet ne vitet e fundit dhe ka pasur eksperienca jo pak te mira te artisteve shqiptare ne kete drejtim. Duke qene nje formule, e cila spektaklin e percjell edhe nepermjet debatit, s'kishte se si te mungonte debati edhe kete jave. Kritika pati jo pak, megjithate pati edhe levdata per performancat e ketyre te rinjve qe kane qellimin e madh, te jene yje te skenes shqiptare.
Historite personale, pakez menjane
Jo cdo puntate ka rrefime te nxenesve te Akademise. Deri me tani kane qene 4 nxenesit, te cilet kane rrefyer historite e tyre personale, dhe te tjere do te vijojne ne puntatat e ardhshme. Ajo qe ka prekur me shume ishte Uendi, e cila kerkoi falje publike nenes se saj per gjithe shqetesimet qe i ka sjelle.