PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Crans Montana ne Tirane, investimet ne fokus


E Premte, 16 Maj 2008

Per te treten here radhazi eshte mbledhur ne Shqiperi, Forumi i Crans Montanes dhe ka fokusuar vemendjen ne terheqjen e investimeve te huaja edhe permes procesit te privatizimit ne sektoret strategjike ne Shqiperi, por gjate paradites diskutimet kane vijuar edhe ne stabilitetin financiar te vendit. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, i cili drejtoi dje pasdite seancen e forumit, u ndal ne disa zhvillime qe ka pesuar sektori i investimeve te huaja gjate dy viteve te fundit. Ai tha se investimet e huaja u rriten me rreth 50% me shume ne fund te vitit 2007, krahasuar me nje vit me pare. Vlera e investimeve te huaja arriti ne 468 milione euro, nga 260 milione euro qe ishin ne vitin 2006. Permiresimi i kuadrit ligjor ne drejtim te permiresimit te klimes se biznesit, krijimi i "One Stop Shop", ligji per "koncesionet", fillimi i partneritetit publik-privat etj., jane sfidat e qeverisjes per nxitjen e investimeve te huaja", theksoi nder te tjera, ministri i METE-s. Ai tha para pjesemarresve ne Forum se, privatizimet e medha publike, sikurse jane ai i kompanise publike te naftes ARMO brenda ketij muaji, per te cilen kane shprehur interes shume kompani te huaja, si dhe te Operatorit publik te Shperndarjes se Energjise, e cila do te perfundoje brenda ketij viti.

Ne Forumin Ekonomik te Crans Montanes, qe nisi dje ne mesdite punimet, marrin pjese perfaqesues nga kompani dhe grupe financiare nga vende te ndryshme te botes. Permenden perfaqesues nga kompani te ndryshme energjetike, telekomunikacionet, te SME-ve, nga studio te huaja ligjore, nga programe te ndryshme ekonomike rajonale, si nga Kosova, Rumania, Norvegjia, Franca, Italia, Belgjika, Anglia, Ukraina, Bullgaria, Greqia, Zvicra, Qipro, Austria. Nder to vecohen kompanite "Statoil", "Visa Cemea", "Elecrabel", ""Lukoil Bulgaria", "Group N.V", "ZetesPass", "A.C.G", "Energie Steiermark". Tre do te jene drejtimet kryesore te perzgjedhura edhe ne kuader te tregjeve rajonale per vendet e Europes Juglindore qe do te trajtohen ne kete takim: integrimi i rrjeteve te energjise, sistemi bankar dhe financat, vendi dhe siguria globale ne nivel rajonal. Ftesa per anetaresim ne NATO si dhe MSA qe Shqiperia ka nenshkruar me BE-ne, pritet te jene nje tjeter nxitje e madhe per rritjen e investimeve te huaja ne Shqiperi.

Forumi do te zgjase tri dite

Perfaqesuesit me te larte te qeverise shqiptare dhe eksperte nderkombetare te nivelit me te larte, do te diskutojne gjate 3 diteve, mbi zhvillimet ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik te Shqiperise, integrimin rajonal, kuadrin ligjor te investimeve te huaja ne forumin e Krans Montanes. Diskutimet do te shtrihen edhe sektorin energjetik, rendesine e arsimimit te forces punetore, per terheqjen e investimeve te huaja, hapjen e metejshme te tregut shqiptar.

Investimet, rajoni me stabilitet financiar

Paneli i pare ka pasur ne qender zhvillimin e sistemit financiar dhe atij bankar ne Shqiperi dhe ne rajonin e Evropes Juglindore. Kete panel e ka drejtuar ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka theksuar ne fjalen e tij se sektori financiar dhe ai bankar ka njohur ritme te shpejta zhvillimi, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne te gjitha vendet e rajonit. Nderkohe, mbetet me risk ky sektor, sepse mjafton nje tronditje ne nje banke dhe atehere risku transmetohet ne te gjitha bankat e vendeve te tjera.

Ekonomia kosovare prezantohet ne forum

Gjate punimeve te forumit boteror te "Crans Montana" ka referuar edhe ministri i Ekonomise kosovare, Lutfi Zharku, ai i ka bere nje analize ecurise se deritanishme kosovare, duke theksuar se mbetet ende e brishte situata e biznesit ne kete vend. Sipas tij, 98% e ndermarrjeve kosovare i perkasin biznesit te vogel me nje numer te ulet te punesuarish nga 1 deri 10, nderkohe qe vetem 10% e ketyre ndermarrjeve i perkasin sektorit prodhues. Zharku ka theksuar rendesine e dergesave nga diaspora, te cilat mbeten shume te rendesishme per ekonomine kosovare, por, sipas tij, keto dergesa kane pesuar renie gjate viteve te fundit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika