PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mjerimi, vetevritet nena e 2 femijeve


E Premte, 16 Maj 2008

Xhemil Beharaj

Nje 32-vjecare, nene e dy femijeve, tentoi t'i jape fund jetes duke perdorur nje kimikat bujqesor. Margarita Cepele, banore e qytezes se Roskovecit ne rrethin e Fierit ndodhet e shtruar ne repartin e toksikologjise ne spitalin rajonal te Fierit. Burime nga personeli mjekesor thane mbreme se gruaja eshte ne gjendje koma dhe ka pak shpresa per jeten. Gruaja eshte sjelle rreth ores 11:00 te paradites se djeshme ne spital nga familjaret, te cilet e kishin gjetur ne banesen e saj ne periferi te Roskovecit. "E gjetem pertoke, mes shkumes qe i dilte nga goja dhe te vjellave", thane familjaret, te cilet u larguan me shpejtesi pa dhene as gjeneralitetet. Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, pohoi per "Koha Jone" se gruaja ka mberritur ne gjendje koma. "Konstatuam se pacientja ka konsumuar fosfor organik, por eshte sjelle me shume vonese, tha mjeku. E kemi trajtuar ne menyre intensive, por fatkeqesisht vdiq". Policia e njoftuar per ngjarjen ka mberritur ne repartin e toksikologjise, por ka pasur veshtiresi ne identifikimin e gruas qe nuk reagonte. Tre punonjesit e policise kane kontaktuar me koleget e tyre ne zona te ndryshme te Fierit, derisa kane rene ne gjurme te familjes se gruas ne Roskovec. Pasi kane marre ne pyetje fqinje dhe familjare te Cepeles, policia ka konstatuar se gruaja ka kryer gjestin veteflijues, ndersa ishte e vetme ne banese. Margarita Cepele eshte gjetur ne gjendje te rende shendetesore nga dy fqinje, te cilet dhane alarmin. Nga te dhenat e grumbulluara nga policia, ka rezultuar se gruaja dhe dy femijet e saj jetonin ne varferi ekstreme, cka mendohet se ka qene shkaku qe e ka cuar ne gjestin e deshperuar. Nderkohe nje 76-vjecar eshte gjetur i vetevarur mengjesin e djeshem ne banesen e tij ne qytetin e Klosit. Per nje kohe te gjate i eshte lutur te afermve qe te kishte ne dispozicion nje "Kallashnikov", por ne pa mundesi te realizimit te deshires i ka dhene fund jetes. Hysen Kthella, 76 vjec, ka realizuar vetevarjen, pasi eshte ankuar se nuk kishte pasur mundesi te kishte prone te tij nje automatik. Ne fakt kishin qene te afermit e tij, te cilet duke e ditur qe ai prej kohesh vuante nga nje semundje nervore e klasifikuar si depresion, nuk i kishin lejuar atij qe te mbante nje arme. Per pasoje, ai ka vendosur te hakmerrej ndaj familjareve me ane te vetevrasjes. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Klos te Burrelit, ndersa Kthella eshte gjetur i varur ne nje peme, pak metra larg baneses se tij. Megjithese eshte bere e ditur se ai ka qene prej kohesh me disekuiliber mendor, policia ka filluar nje hetim me te hollesishem per arsyet qe kane cuar ne marrjen e ketij vendimi. Per ngjarjen jane marre ne pyetje familjare, te aferm dhe fqinje te te moshuarit, te cilet i kane treguar policise rrethanat e ngjarjes.

Mbidoza e valiumit, vdes i moshuari

Nje 70-vjecar, banor i qytetit te Fierit, ka humbur jeten ne spitalin rajonal te Fierit, pasi kishte konsumuar nje mbidoze valiumi. Ndersa ka ndier pickime ne kraharor, i moshuari kishte kerkuar ndihme, duke treguar se kishte marre nje sasi te madhe valiumi, pasi nuk arrinte dot te flinte. Mjeket thane se Tomi Mitro ka kaluar ne parainfarkt nga rreth 40 tableta qe kishte gelltitur. Burime nga personeli mjekesor thane se me gjithe kurat dhe terapine intensive, i moshuari nuk ka mundur te mbijetoje. Ai ka mberritur ne spitalin rajonal te Fierit mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa ka nderruar jete rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika