Vrau nene e bir, 25 vite burg
E Premte, 16 Maj 2008
Arjan Zefi u mbrojt me tezen e "krimit per vetembrojtje"
Gjykata e Rrethit te Shkodres ka vendosur dje te denoje me 25 vjet burgim te akuzuarin per vrasjen e dyfishte ne Velipoje, ku humben jeten kryetarja e deges lokale te Partise Socialiste dhe djali i saj. Arjan Zefi akuzohej se dhjetorin e kaluar ka qelluar per vdekje Age dhe Rafael Preka. Krimi ka ndodhur ne rrugicen prane shtepise se viktimave, ne fshatin Cas te komunes se Velipojes ne rrethin e Shkodres. Gjate procesit, prokurorja e ceshtjes, Franceska Lekani, kerkoi nga trupi gjykues qe te jape ndaj te pandehurit Arjan Zefi masen e denimit "burgim te perjetshem" per "vrasje te dyfishte me paramendim", si dhe "armembajtje pa leje". "Vrasja ka te gjithe elementet e nje vepre penale te kryer me paramendim. Aq me teper qe i pandehuri ka vrare dy persona", ka thene prokurorja ne seancen gjyqesore. Nga ana e tij, autori i arrestuar pak ore pas krimit, pohoi se kishte qelluar per vetembrojtjeje, qe viktimat te mos e vrisnin. Arjan Zefi perdori si argument faktin se edhe ne automjetin e viktimave u gjeten arme, cka do te thote se te dyja palet e perfshire ne konflikt ishin te armatosur. Avokati mbrojtes, Xhelal Bajraktari, i ka vleresuar faktet e paraqitura nga ana e prokurorise ne ngarkim te klientit te tij Arjan Zefi, si tendencioze dhe te pambeshtetura ne prova te sakta. Sipas Xhelal Bajraktari, avokatit mbrojtes te te akuzuarit Zefi, klienti i tij eshte qelluar fillimisht me pistolete nga njera prej viktimave, pikerisht Rafael Preka. Njekohesisht, avokat Bajraktari solli ne kujtese te trupit gjykues se Rafael Preka ishte i rrezikshem si person, pasi kishte qene i denuar edhe me perpara me vendim te gjykates se formes se prere. Ne fjalen e tij te fundit, i akuzuari Zefi ka kerkuar nga trupi gjykues vetem drejtesi dhe meshire, pasi ngulte kembe qe vendimi te merrej duke pasur parasysh faktin se vrasjen e kryer ndaj Age e Rafael Prekes e kishte kryer ne kushtet e vetembrojtjes. Arjan Zefi ka pohuar se ka qelluar mbi Rafaelin dhe Agen, pasi ata do ta vrisnin.
Rudina Llazari