Mesyjne peshkaqenet, 2 ne rrjeta
E Premte, 16 Maj 2008
DURRES - Dy peshkaqene te llojit "tiger", kane rene ne rrjetat e ekuipazhit te motopeshkatores "Emiliano". Anija prej hekuri, me peshe rreth 400 tone, nje nder me te medhate e flotiljes shqiptare te peshkimit, ka mberritur rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem me gjahun e rralle te varur prej bishti ne direkun e anijes. Ekuipazhi nen drejtimin e kapitenit Arben Kume ka gjuajtur per tri dite resht ne bregdetin e Gjirit te Lalezit, ne veri te qytetit te Durresit. "Zona e gjuetise ishte rreth 15 milje nga Durresi, ne nje thellesi prej rreth 120 metrash", tregoi kapiteni Kume. Njeri prej peshkaqeneve, te njohur me emrin shkencor "Hexanchus griseus" ishte rreth 4,5 metra i gjate, kurse tjetri ka qene me i vogel, rreth 2,5 metra. Per peshkataret, kjo ngjarje paraqet dy ane te medaljes, fitimin e jashtezakonshem nga nje "bingo", ne det te hapur, por edhe friken nga e panjohura, pasi kapja e specieve te tilla, deri nje dekade me pare ishte dicka teper e rralle.
K. J