Arrestohet italiani, nuk pagoi taksat
E Premte, 16 Maj 2008
Korce - Nje shtetas italian me aktivitet privat ne qytetin e Kavajes dhe i shpallur ne kerkim per mos pagim te taksave eshte arrestuar nga policia e Korces ne tentative e siper per te ikur ne Greqi. Burime te policise rajonale te Korces thane se kane arrestuar shtetasin italian Ippazio de Francesko, 51 vjec, i cili ishte shpallur ne kerkim nga policia e komisariatit te Kavajes. Biznesmeni nga Italia e Jugut mesohet se ka pasur probleme jo vetem me degen e tatim-taksave ne Kavaje ku edhe ushtronte aktivitetin e tij privat por edhe me organet e drejtesise se ketij rrethi. Per shkak te mospagimit te detyrimeve ne degen e tatimeve te Kavajes, detyrime keto qe arinin ne shuma te medha, shtetasi italian ishte paditur ne gjykate. Nga ana e ketij organi drejtesie ne Kavaje, per italianin Ippazio de Francesko ishte vendosur rreth nje muaj me pare masa e sigurise "arrest ne burg" me akuzen e mos pagimit te taksave. G.A