Vrasja e emigrantit per nje konflikt ne Itali
E Premte, 16 Maj 2008
G. Ashimi
Vrasja e emigrantit Fatos Shyti, nga qyteti i Pogradecit, dyshohet te jete kryer nga vrases me pagese, per motive qe lidhen me nje konflikt te 36-vjecarit ne Itali. Keshtu bejne te ditur burime te policise lokale, te cilat pas hetimeve te kryera ne 24 oret e fundit kane perjashtuar pisten e vrasjes per konflikt pronesie. Policia ka filluar hetimet per nje vrasje te emigrantit qe ka lidhje me qendrimin dhe largimin e tij nga Italia, ka dyshime te forta qe vrasja eshte kryer nga ekzekutore te paguar. Prita qe i eshte ngritur emigrantit ne hyrje te baneses se tij dhe ekzekutimi nga fare afer, sipas policise, eshte kryer nga nje person i paguar per te lare hesapet me emigrantin. I qelluar me dy plumba ne koke, Fatos Shyti eshte ekzekutuar ne erresire dhe ne nje vend shume te favorshem per autorin e vrasjes, pasi ka qene shume pak i rrahur nga levizjet e njerezve dhe kishte mundesi te largohej ne rrugicat aty prane. Nderkaq, ne vendin e ngjarjes nuk jane gjetur as gezhoja te krimit, dhe kjo i ka lene policise te dyshoje se autori i vrasjes i paguar ka pasur kohe te zhduke edhe gjurme te krimit. Burime te policise thane se nuk kane siguruar shume prova qe te arrijne ne zbulimin e autorit te krimit. Pas hetimeve qe policia e Pogradecit ka zhvilluar qe nga vrasja e emigrantit nuk eshte arritur te identifikohet ndonje i dyshuar dhe nuk ka te arrestuar per kete ngjarje. Nje drejtues i policise rajonale te Korces beri te ditur se hetimet qe tashme po i vazhdon Prokuroria e Pogradecit do te perqendrohen ne pisten per larje hesapesh ndaj emigrantit.
Kush ishte 36-vjecari
Fatos Shyti, nga fshati Geshtenjas i rrethit te Pogradecit, kishte emigruar ne Trevizo te Italise rreth nje vit me pare. Ai u kthye ne atdhe gati nje muaj me pare per te kryer riparime te nje apartamenti te blere prej tij ne Pogradec. Vrasja e tij u krye pikerisht prane baneses se tij prane Varrezave te Deshmoreve