PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Aksidentet, rritet 4 here numri i tyre


E Premte, 16 Maj 2008

Sonila Isaku

Numri i aksidenteve eshte katerfishuar ne krahasim me vitet e kaluara. Te dhenat jane bere publike nga Spitali Ushtarak, i cili ben edhe kurimin dhe trajtimin e te aksidentuarve. "Sot Spitali Ushtarak ka shume probleme, kjo per vete faktin se eshte rritur ndjeshem numri i te aksidentuarve. Ndersa vite me pare ne mjekonim edhe ofronim sherbim te specializuar per nje numer te pacientesh, sot na duhet te ofrojme 4 here me shume. Kjo per vete faktin se numri i aksidenteve eshte rritur po kaq here me shume", ka theksuar drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Sipas tij, kjo situate eshte e paperballueshme pasi institucioni qe ai drejton eshte i vetmi ne vend qe merret me trajtimin e rasteve te renda. Te dhenat e bera publike nga Instituti i Shendetit Publik tregojne se rreth 315 vete humbin jeten ne vit ne aksidentet rrugore, ndersa nga viti 1991 dhe ne vazhdim kane ndodhur rreth 10 mije aksidente, me afro 5 mije viktima. Tirana, qe regjistron numrin me te madh te automjeteve ne qarkullim, shenon dhe numrin me te madh te aksidenteve rrugore. Pro ajo qe vihet re gjate tre viteve te fundit, eshte se ka prirje te rritjes te numrit te te demtuarve. Numri i te plagosurve, sipas te dhenave te ISHP-se, ne tre vitet e fundit eshte disa here me i madh se ai i te vdekurve. Meshkujt me moshe 25-45 vjec perbejne numrin me te madh te autoreve te aksidenteve, te ndjekur nga ata me moshe nga 18-25 vjec, nje fakt qe, sipas ISHP-se, korrespondon dhe me raportin e OBSH-se.

Ndersa nder shakataret kryesore te aksidenteve jane shpejtesia tej normave te parashikuara ne kodin rrugor dhe pakujdesia e kembesoreve.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika