Gakove, 3 serbe ne mashtrim 100 mije euro
E Premte, 16 Maj 2008
Nje qytetar nga Gjakova ka denoncuar se ka rene viktime e tre serbeve qe abuzuan financiarisht me te permes nje shitblerje prone. Policia kosovare tha se denoncuesi, ne Gjykaten Komunale ne Gjilan ka bere nje kontrate per shitblerje te nje prone te patundshme ne Gjakove ne vlere prej 100 mije euro me tre persona te cilet jane prezantuar si pjesetare te perkatesise serbe nga Gjakova. Me vone ai kishte kontaktuar me djalin e pronarit te objektit te shitur dhe kishte kuptuar se ishte mashtruar, meqe pronari i vertete evidentohet si person i zhdukur qe nga viti 1999. "Dyshohet se 3 personat, dy meshkuj e nje femer jane paraqitur me identitet te rreme duke prezantuar leternjoftime te falsifikuara", deklaroi toger Naser Hashani, zedhenes i policise rajonale ne Gjilan.