Rusia, Kina, India: Bisedime shtese
E Premte, 16 Maj 2008
Ministrat e Jashtem te Indise, Kines dhe Rusise kane kerkuar rifillimin e bisedimeve mes udheheqesve te Kosoves dhe Serbise, lidhur me mosmarreveshjet per statusin. "Rusia, India dhe Kina bejne thirrje per bisedime mes Prishtines dhe Beogradit brenda kornizes se ligjit nderkombetar dhe per te arritur nje marreveshje mes paleve ne te gjitha problemet", tha shefi i diplomacise ruse, Sergei Lavrov. Ai perseriti se ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet ekskluzivisht mbi bazen e ligjit nderkombetar. Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov ishte me kembengules kur tha se "shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves e cenon rezoluten 1244". Por Lavrov arriti dhe ne perfundimin se "Rusia, India dhe Kina jane per vazhdimin e bisedimeve ndermjet Beogradit dhe Prishtines".