Kosova dhe Shqiperia ne projekte te perbashketa
E Premte, 16 Maj 2008
Kosova dhe Shqiperia kane filluar t'i eksplorojne mundesite per t'i afruar sa me shume ekonomite e tyre, duke u fokusuar ne projekte te energjise, infrastruktures dhe tregtise. "Energjia eshte nje nga sfidat me te medha per boten dhe Ballkanin. Vertet, ne nuk duhet ta humbim rastin e harmonizimit, jo vetem te politikave, por edhe te projekteve", tha dje ministri i Ekonomise se Shqiperise, Genc Ruli, pas takimit me homologen nga Kosova, Justina Pula-Shiroka. "Ne nje te ardhme shume te afert, mund te kemi nje sistem efikas. Natyrisht, ne duhet te bashkepunojme jo vetem si vellezer te nje gjaku, por edhe si fqinj, qe i synojne mundesite e medha", tha Ruli.
Kurse ministrja Shiroka tha se "Kosova ofron mundesi te jashtezakonshme per investimet private dhe partneritet ne prodhimtarine e minierave dhe te elektranave. Kosova i vlereson potencialet e projekteve te perbashketa me Shqiperine", tha Shiroka.
Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, zhvilloi takimet ne Tirane, edhe me ministrat kosovare te Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, te Tregtise dhe Industrise, Lutfi Zharku dhe te Turizmit e Planifikimit Hapesinor, Mihar Jagxhillari.