 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Prishtina ne prag te marrjes se pushtetit te plote
E Premte, 16 Maj 2008
Qeveria e Kosoves ka filluar pergatitjet per te marre nen ushtrimin e saj pergjegjesite shteterore qe nga 15 qershori, kur hyn ne fuqi Kushtetuta e Republikes se Kosoves. Ndersa UNMIK-u, kete jave, ne disa raste e ka perseritur se ende nuk e di se cfare roli dhe pergjegjesie do te kete administrata e OKB-se ne Kosove pas 15 qershorit, kryeministri Hashim Thaci tha dje se institucionet e Kosoves do te ushtrojne autoritetin e plote shteteror ne gjithe territorin e vendit.
Thaci deklaroi se i tere procesi i tranzicionit dhe kalimit te kompetencave nga administrata e Kombeve te Bashkuara te institucionet e Kosoves, do te jete i koordinuar dhe harmonizuar me bashkesine nderkombetare. "Po i ofrohemi 15 qershorit, kur do te futet ne fuqi Kushtetuta e Republikes se Kosoves, Kushtetuta e shtetit te Kosoves dhe natyrisht se do te vazhdohet me funksionimin normal dhe efikas te institucioneve te shtetit te Kosoves ne gjithe territorin".
"Gjithe ky proces eshte bere ne koordinim dhe harmonim te plote me autoritetet civile dhe ato ushtarake nderkombetare", theksoi Thaci.
Ndersa pritjet e institucioneve kosovare jane qe funksionimi i Kosoves si shtet te filloje nga 15 qershori e tutje, Kryeministri tha po ashtu se ka shenja pozitive nga vende te ndryshme se duan ta njohin shtetin e Kosoves. Ne kete plan, ai tha se do te kete edhe nje angazhim shtese lobimi per njohjen e Republikes se Kosoves. Thaci tha se Kosova pret qe donatoret nderkombetare ta mbeshtesin rimekembjen e Kosoves, si shteti me i ri ne bote, edhe ne konferencen e donatoreve, qe eshte paralajmeruar te mbahet ne muajin korrik. Ai shprehu besimin e tij se Kosova do te perfitoje mjaft mire nga kjo konference. "Pergatitjet per konferencen e donatoreve jane ne fazen intensive. Dua te besoj se do te jemi te pergatitur mire dhe se shpejti do ta kemi nje prezantim para mekanizmave perkates nderkombetare, per t'i prezantuar pergatitjet tona serioze".
"Do t'i marrim rekomandimet shtese, verejtjet dhe sugjerimet, ne menyre qe te jemi te kompletuar dhe jam i sigurt se Kosova do te kete sukses meritor ne Konferencen e donatoreve qe do te mbahet ne korrik", u shpreh Thaci. Kryeministri kosovar tha se se shpejti fillon dhe faza implementuese e pakos se Ahtisarit dhe qe nenkupton dhe zbatimin e obligimeve qe Kosova i ka marre si shtet para bashkesise nderkombetare.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Debati per "Flamurin", Kuvendi shtyn ligjin
- Gazetari ne Hage: Arrestimi im, i papranueshem
- Akuzat ndaj gazetarit, reagime ne Nju-Jork
- Festat e Kosoves, "loje fjalesh" per 28 Nentorin
- OKB, kufizohet roli pas 15 qershorit
- Apeli i Sejdiut: OKB te zhduke paqartesite
- Kuvendi i Kosoves: Nuk e heqim 28 Nentorin
- "Dita e Flamurit, emocion qe nuk shkeputet lehte"
- "Po injorohen datat kombetare te historise"
- Thaci, se shpejti vizite zyrtare ne Shqiperi
- Kosove, 28 Nentori jo me feste zyrtare
- Thaci: Me 15 qershor, me fuqi te plote
- Ishinger: Deshtimi i aludimeve per pavaresine
- Kosove, paralajmerohet shtyrja e EULEX-it
- Kosova, vend transit i krimit te organizuar
|
|