Politikat e gazsjellesve, ne perspektive
E Premte, 16 Maj 2008
Nga Nikos Konstandaras*
Marreveshja midis Greqise dhe Rusise per ndertimin dhe menaxhimin e pjeses se gazsjellesit "South Stream" qe do te kaloje permes Greqise per ne Itali dhe pjeses tjeter te Evropes perendimore, pa dyshim, eshte nje zhvillim i rendesishem.
Deklaratat e bera nga zyrtaret ruse dhe greke, dhe rezervat e shprehura nga amerikanet e bejne Greqine qe te duket si nje lojtar i madh ne harten energjetike te Evropes. Megjithese numrat, tregojne nje histori shume me te komplikuar.
Marreveshja ishte nenshkruar ne Moske, me 29 Prill, ne nje ceremoni, e cila ishte nje prej shfaqjeve te fundit te Vladimir Putinit si President, me pranine e Kryeministrit Kostas Karamanlis. Marreveshja eshte qe gazsjellesi te perfundoje rreth 2013-2014 dhe do te transportoje me teper se 10 miliard metra/kub gaz natyror prej Rusise cdo vit.
Numrat duken impresionues, por nese marrim ne konsiderate parashikimet e Agjencise Nderkombetare te Energjise se ne 2015 Evropa do te kete nevoje per 536 miliarde metra/kub gaz ne vit, atehere mund te verejme perfshirjen e Greqise ne kontekstin e vertete te saj. Ne 2008-en, Greqia pritet te shpenzoje rreth 4,3 miliarde metra/kub gaz natyror. Putin parashikon se kjo do te dyfishohet ne 8 vitet e ardhshme. Keshtu, Greqia do te perdore pothuajse te gjithe gazin qe do te transportoje gazsjellesi i ri, ose do te rritet kapaciteti ne gazsjellesit qe ndodhen tashme ne Greqi (permes Bullgarise dhe Turqise), kapaciteti qe do t'i jete ofruar Italise permes nje lidhjeje nenujore do te jete relativisht i vogel. Italia eshte lidhur tashme me rrjetet nga veriu dhe permes gazsjellesve nenujore me Libine, Algjerine dhe Tunizine. Keshtu gazsjellesi grek thjesht do t'i jape Italise nje zgjidhje me shume sesa nje rrjet sigurie. Ne cdo rast, sasite qe do te jene transportuar nuk do te gjenerojne taksa te tilla transiti sa te ndryshonin ekonomine e Greqise.
Nderkohe, kompania shteterore e Gazit e Greqise (DEPA) dhe Edison e Italise kane rene tashme dakord per te ndertuar nje gazsjelles nenujor qe do te transportoje gazin natyror prej Azise qendrore dhe Lindjes se Mesme drejt Italise. Lidhja nenujore e quajtur gazsjellesi ITGI, e cila ka edhe pelqimin e SHBA, pritet qe te kushtoje rreth 950 milione euro. A nuk eshte ky nje argument bindes per nje gazsjelles te tille te dyte permes Adriatikut?
Zyrtaret amerikane kane riperseritur me ze te larte rezervat mbi vartesine e dukshme dhe gjithnje ne rritje te Greqise nga furnizimet me gaz natyror te kompanise Gazprom. Per shkak te veshtiresive ne gjetjen e furnizuesve te tjere, keto deklarata duken me shume si nje mjet per te ushtruar presion sesa nje ankese reale. Ne 2007, Greqia siguroi 77% te gazit te saj natyror prej Rusise dhe pjesen tjeter nga Azia qendrore dhe Algjeria (me pas ne formen e gazit te lengshem). Megjithate e verteta eshte se pervec Iranit (prej te cilit cdo gazsjelles do te kaloje permes Turqise), Rusia eshte burimi kryesor i gazit natyror dhe Gazprom gjithsesi ka siguruar tashme nje ndikim mbi pjesen me te madhe te furnizimeve qe dalin prej vendeve ne lindje te Turqise.
Me 5 maj, ministri i Zhvillimit, Christos Folias, parashikonte se "nga 2012-2015 kerkesa e brendshme per gaz natyror do te kete arritur rreth 7,5 miliarde metra/kub gaz natyror ne vit, 3 miliarde prej te cilave do te vijne nga Rusia, 3 miliarde nga ITGI-ja dhe 1,5 miliarde ne forme te lengshme".
Per shkak te situates se pershkruar me siper, mbetet per tu pare sesi do te rriten furnizimet nga Azia qendrore per te arritur nivelin e permendur nga Folias. Uashingtoni eshte plotesisht i vetedijshem per situaten- ashtu sic jane Athina dhe Moska. Por duket se per te gjithe lojtaret eshte me e pershtatshme qe te pretendojne te kunderten, me qellim qe te fitojne pike ne nje loje per influence. Fakti qe Greqia eshte tani pjese e rrjetit te "South Stream" nuk do ti ndryshoje gjerat per Evropen, nga ana tjeter, as nuk do te jete e lehte per Greqine te shmange vartesine nga gazi rus.
Per Rusine, marreveshja me Greqine eshte e rendesishme sepse ajo siguron nje alternative te vogel ne nje kohe kur plani ambicioz i gazsjellesit "North Stream" nen detin Baltik, i cili eshte planifikuar te transportoje 55 miliarde metra/kub gaz ne vit, akoma nuk ka marre nje leje nga secili prej disa shteteve qe kane te drejte te miratojne ndertimin e tij.
Pervec kesaj, ai forcon influencen e Moskes ne nje vend te rendesishem jugor. Per Athinen, investimi i kapitalit rus eshte garancia me e mire per furnizimet e ardhshme te saj. Per Uashingtonin kjo eshte nje prove sesa larg mund te shkoje drejt armiqesimit me nje aleat te hershem ndersa vazhdon te mbetet akoma partneri i tij me i madh.
Te gjithe keta faktore jane ne vetvete te rendesishem per te gjitha palet e perfshira, pa pasur ndokush nevoje per te ekzagjeruar. Vetem nese ne e shikojme ceshtjen qarte do te jemi ne gjendje per te vleresuar perfitimet e verteta dhe rreziqet - si financiare ashtu edhe politike - te marreveshjes.
Marre nga e perditshmja greke "Kathimerini"