PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Turqia, c'mund te mesoje prej Shqiperise


E Premte, 16 Maj 2008

Nga Gerald Knaus*

A do te shikoje 2008-a nje zbulim te ri ne historine e zgjerimit te Bashkimit Evropian ne Evropen Juglindore? Ndersa klasa politike turke eshte perfshire ne betejat e saj te brendshme politike, zhvillime te rendesishme jane duke u zhvilluar ne Ballkan. Ndersa demokracia turke duket sikur eshte gjithnje e me shume e manget edhe per miqte e saj me te mire jashte vendit, disa prej vendeve te vogla te Ballkanit jane duke kompensuar kohen e humbur.

Ambicia e tyre eshte e qarte: te arrijne atje ku eshte Turqia sot. Paraqitjen e nje aplikimi per anetaresim ne BE perpara fundit te ketij viti. Sigurimi i statusit te vendit kandidat te pakten ne 2009. Fillimin e negociatave sa me shpejt qe kjo te jete e mundur.

Pervec Kosoves

Deri tani kete vit mbulimi mediatik mbi Ballkanin eshte fokusuar mbi Kosoven, mbi zgjedhjet ne Serbi dhe nganjehere mbi konfliktin e emrit te Maqedonise. Kjo eshte e kuptueshme, por kjo shtremberon perceptimet. Ne Kosove, politika e BE-se eshte ne nje telash serioz, dhe problemet ka shume te ngjare qe te perkeqesohen perpara se ato te permiresohen: vetem 18 nga 27 vendet anetare te BE-se e kane njohur deri tani Kosoven.

Misioni i BE-se eshte gjithashtu konfuz mbi vete rolin e tij. Misioni i OKB-se nuk do te largohet nga Kosova sic ishte planifikuar ne qershor. Nuk ka asnje konsensus mbi ate se kur dhe sesi i duhet kundervene perpjekjeve te qeverise serbe per te shkaktuar nje ndarje de-facto te Kosoves. Ne te njejten kohe, deri ne zgjedhjet e te dieles se kaluar, dukej hapur se partite kunder-BE do te arrinin te fitonin mbeshtetje te gjere ne Serbi. Dhe ne Maqedoni nje veto greke ndaj ecjes perpara drejt NATO-s dhe BE-se (vetem nese zgjidhet ceshtja e emrit) duket se minon politiken e BE-se.

Duke gjykuar nepermjet ketyre lajmeve, politika e BE-se ne Ballkan duket si nje ngaterrese e tmerrshme. Megjithate, ka nje tjeter histori te pashtjelluar, aktualisht jashte qendres se vemendjes te mediave. Dy vende - te vogla ne madhesi - jane duke pesuar nje transformim te mrekullueshem: Mali i Zi dhe Shqiperia. Serbia akoma mundet te gjeje nje menyre per te dale jashte bllokimit te saj. Bosnja mund te jete shtyre perpara nga perparimet ne Kroaci dhe Serbi pas zgjedhjeve te tyre. Tani eshte e mundur qe, ndersa Turqia te humbase nje vit tjeter per shkak te krizave te saja te brendshme, pjesa tjeter e Evropes Juglindore ta kape ate.

Mali i Zi ka shume te ngjare qe te aplikoje per anetaresim ne BE qe ne fillim te qershorit, ashtu sic me tha kohet e fundit ne Paris, zv/kryeministrja e tij energjike, Gordana Djurovic: "Ka nje konsensus te forte politik dhe kombetar per sa i perket integrimit. Pra, perse te mos hapim nje faze te re te integrimit?".

Pak dite me pare, udheheqesi i opozites shqiptare dhe kryetari i shkelqyer i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, gjithashtu i kishte kerkuar qeverise se tij te pergatiste nje aplikim te tille per muajin shtator. Javen e kaluar Edi Rama dhe Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, e shfrytezuan Diten e Evropes per te treguar konsensusin e tyre te ri. Qeveria dhe opozita ne Shqiperi kane qene te njohura per armiqesine ndaj njera-tjetres, duke reflektuar ne kete menyre nje shoqeri thellesisht te polarizuar.

Edi Rama ka verejtur se kjo epoke ka perfunduar: "Ne fund te fundit demokracia ka te beje me ate sesi ju nuk bini dakord me njeri-tjetrin. Dhe menyra e mospajtimeve i jep ose nuk i jep vlere jetes demokratike. Ne do te vazhdojme te nxisim qeverine te marre persiper rrezikun, te jete e guximshme dhe te ece perpara me paraqitjen e ketij aplikimi".

Rreth virtuoz ne Adriatik:

Me Malin e Zi dhe Shqiperine te vendosura per ceshtjen e tyre, eshte krijuar nje moment i ri. Negociatat e Kroacise jane duke ecur mire. Osman Topcagic, drejtues i Drejtorise se Integrimit evropian ne Bosnje-Hercegovine, deklaroi javen e kaluar se edhe Bosnja ka vendosur nje objektiv ambicioz per vetveten: "Me shume Evrope ne rajon do te thote me shume stabilitet, me shume prosperitet ekonomik me shume vende te reja pune... Te gjitha partite mbeshtesin procesin e integrimit evropian, edhe opinioni publik eshte shume i vendosur ne favor te tij, 80% ose me shume. Prandaj jam i bindur se ne do te paraqesim nje aplikim perpara fundit te vitit".

Te gjitha keto do te jene mire per Ballkanin, per Evropen dhe per Turqine. Ajo gjithashtu permban nje mesim. Nga 2002 deri ne 2004 Turqia befasoi pjesen tjeter te Evropes - dhe vetveten - permes perparimeve qe ajo beri kur qeveria dhe opozita u perqendruan mbi axhenden e BE-se. Kur ky konsensus ra, reformat u ngadalesuan. Ndersa reformat u ngadalesuan, kundershtaret e anetaresimit te Turqise ne BE fituan terren ne te gjithe Evropen. Kjo forcoi skepticizmin ketu.

Perballe kesaj, nje rreth virtuoz vetebesimi gjithnje ne rritje, eshte duke u ngritur tani ne Adriatik. Kush do te mund te kishte menduar vetem pak vite me pare se Ankaraja kishte per te mesuar nga Podgorica dhe Tirana?

Editoriali i djeshem i "The Turkish Daily News"




Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika