PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Prokuroria: Pretendimet e Del Pontes jane te paverteta


E Premte, 16 Maj 2008

Libri i ish-kryeprokurores se Hages, Karla Del Ponte, se ne Shqiperi eshte bere trafik organesh, sjell edhe reagimin zyrtar te Prokurorise se Pergjithshme. "Gjuetia" e Del Pontes qe flet per kriminelet e luftes dhe faktin se ne zonen e Burrelit ka pasur nje baze per trafik te organeve, rezulton te jete nje "flluske" e radhes, qe ve Shqiperine ne qender te akuzave. Ne njoftimin e djeshem, organi qendror i akuzes beri te ditur se mori se fundi ne shqyrtim informacionin e publikuar nga ish-kryeprokurorja Karla Del Ponte ne lidhje me ngjarjet qe pretendohet te kene ndodhur ne vitin 2004 ne zonen e Burrelit. "Te iniciuara prej nje grupi hetuesish te ardhur nga Gjykata Nderkombetare e Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi, ne shkurt te vitit 2004, ne lidhje me keto pretendime jane bere verifikime ne vendngjarje", thuhet ne deklaraten zyrtare. Menjehere eshte zhvilluar nje proces inspektimi dhe verifikim i perbashket i hetuesve te ardhur nga Haga dhe prokuroreve te rrethit te Matit, te kryesuar nga Arben Dyli, ne disa ambiente ne zonen e Burrelit. Ne perfundim te ketij procesi, hetuesit e Hages se bashku me prokuroret e Matit arriten ne konkluzionin se te dhenat qe posedoheshin nuk rezultuan te verteta. "Duke krahasuar te dhenat e asaj kohe me ato cfare shkruan Karla Del Ponte sot ne librin e saj, prokuroria ka konstatuar se kemi te bejme me te njejtat elemente qe pretendoheshin ne vitin 2004 dhe Prokurorise shqiptare nuk i rezulton asnje e dhene e re, per te cilat do te ishte e nevojshme te kryhej nje proces i ri verifikimi apo investigimi", thuhet me tej ne njoftimin zyrtar te organit qendror te akuzes. Por prokuroria le te hapur rrugen e bashkepunimit dhe investigimit te metejshem. "Ne rast se Gjykata Nderkombetare e Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi mendon se duhet te vazhdoje investigimet ne kete drejtim, Prokuroria shqiptare eshte e gatshme per bashkepunim", perfundon deklarata.

"Gjuetia", misteret e Gurres se Madhe

Libri i ish kryeprokurores se Hages, Karla Del Ponte, doli ne qarkullim ne fillim te ketij viti. Mes te tjerave shkruhej per masakrat ne Kosove dhe varret masive. Por permendej edhe rasti i Burrelit, ku ne nje shtepi dy kateshe te fshatit Gurre e Madhe, kishte qene baza e trafikut te organeve, kryesisht me viktima qe ishin serbe.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika