"Arrestoni Ilir Kumbaron, fshihet ne Angli"
E Premte, 16 Maj 2008
Redinalda Caushaj
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, i kerkon ndihme homologut te saj britanik, Ken Macdonald, per zbulimin e vendndodhjes dhe arrestimin e ish-drejtorit te nje prej sektoreve ne SHIK, Ilir Kumbaros. Rihetimi i zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, ne vitin 1995 dhe venia nen akuze e kater ish-SHIK-save, mes te cileve edhe kryetatimori Arben Sefgjini, ka vene ne levizje prokurorine gjate vizites se Kryeprokurorit nga Britania e Madhe. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dje per gazeten "KJ", duke thene se zyrtari i huaj ka shprehur gatishmerine per te vepruar dhe ndihmuar prokurorine shqiptare. "Ne nuk do te tolerojme asnje person qe kerkohet nga drejtesia apo qe ka kryer krim dhe kjo eshte e provuar. Ne do te veprojme nepermjet arrestimit dhe me pas ekstradimit te tyre, qofshin shqiptare apo britanike", eshte shprehur Macdonald gjate takimit me homologen Rama. Pa permendur rast konkret, Macdonald ka shprehur gatishmerine edhe per ceshtjen "Hoxha", duke lene te hapur bisedimet e metejshme.
"Nese ju keni prova dhe dispononi dosjen, ne kerkojme qe te njihemi me keto materiale sipas procedurave ligjore dhe me pas te veprojme per gjetjen dhe kapjen e te kerkuarve qe fshihen ne Angli", eshte shprehur Macdonald, gjate takimit qe ka vijuar dje edhe ne ambasaden britanike ne Tirane. Burime zyrtare te prokurorise u shprehen se po pergatiten te nxjerrin materialet e dosjes dhe t'i vene ne dispozicion te prokurorise britanike, me qellim zbulimin e Ilir Kumbaros dhe ekstradimin e tij nga Interpol Tirana per akuzen e rrembimit dhe torturimit ne bashkepunim. Sipas procedurave, komunikimi zyrtar behet nepermjet Drejtorise se Marredhenieve me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme, e cila komunikon me Ministrine e Drejtesise dhe me pas me autoritetet e vendit ku kerkohet nje i dyshuar. Macdonald, sipas organit qendror te akuzes, eshte shprehur i gatshem per te ndihmuar ne kete rast, sikurse edhe per ekstradimin e britanikut, qe akuzohet per abuzime seksuale me te mitur ne kryeqytet.
Por, nese britaniket nuk binden per provat ne dosje dhe akuzat qe rendojne mbi Kumbaron, atehere kerkimi dhe arrestimi ne Angli, vend ku dyshohet se ish-zyrtari i SHIK fshihet, pritet te deshtojne. Ne te kundert, Macdonald do te urdheroje policine angleze qe te kryeje investigime per vendndodhjen e Kumbaros dhe arrestimin e tij me qellim ekstradimin e menjehershem drejt Shqiperise. Ina Rama mesohet se ka kerkuar ndalimin e te dyshuarit te katert, me argumentin se ndaj tij gjykata ka dhene masen e "arrestit me burg" ne mungese, per te njejten akuze qe rendon mbi tre ish-zyrtaret e tjere te SHIK, Arben Sefgjini, Avni Koldashi e Budion Mece. Edhe gjate rihetimeve te kryera ne vitin 2002-2003, Kumbaro nuk u arrestua dhe kerkimet deshtuan. Dyshohet se qe prej vitit 1997, ai fshihet ne Angli, aty ku u strehuan edhe tre te akuzuarit e tjere, qe u kthyen me pas ne Tirane.
Dosja "Hoxha", kater ish-zyrtare te pandehur
Dosja "Hoxha" ka te pandehur kater ish-zyrtare te SHIK ne periudhen 1995-1997. Prokuroria ka vene nen akuzen e rrembimit dhe tortures me pasoje zhdukjen Arben Sefgjinin, ish-kreu i deges se Tiranes, Ilir Kumbaro, drejtor ne drejtorine qendrore, Budion Mecen dhe Avni Koldashin, inspektore. Ata dyshohen per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Procesi, sot seanca e pare te Krimet e Renda
Sot ne Gjykaten e Krimeve te Renda nis procesi gjyqesor ne ngarkim te kater te pandehurve per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, ne vitin 1995. Institucioni vendosi si diten e pare te procesit pas mases se sigurise "arrest shtepie", daten 16 maj, ku te gjitha palet do te paraqiten per t'u njohur me dosjen dhe provat. Nje prej te akuzuarve gjykohet ne mungese.
Macdonald takon Simonin per Krimet e Renda
Kryeprokurori i Britanise se Madhe ka zhvilluar diten e djeshme edhe nje takim me gjyqtaret e Gjykates se Krimeve te Renda dhe drejtuesit e saj. Ken Macdonald ka biseduar per minuta te tera me kreun e institucionit, Sander Simoni, rreth punes se gjykates dhe veshtiresive qe hasin. Nga ana e tij, Simoni e ka njohur me kushtet, eksperiencen e gjyqtareve, problemet qe hasen gjate gjykimeve dhe bashkepunimin me homologet e vendeve evropiane per dosjet e perbashketa. Kurse zyrtari britanik i ka pohuar bashkepunim te metejshem me autoritetet shqiptare dhe kerkoi qe institucioni i gjyqesorit te bashkevepronte ngushte me prokurorine per procese sa me te drejta.