PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kerkohen pasurite e zyrtareve te Mbrojtjes


E Premte, 16 Maj 2008

Dy jave pas operacionit te koduar "Nitromak", qe coi ne pranga dy zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe dy administratore firmash per licencat abuzive te importit dhe shperndarjes se lendeve plasese, prokuroria e Tiranes kerkon bllokimin e pasurive te te dyshuarve. Me nje leter zyrtare, dje organi i akuzes i eshte drejtuar te gjitha bankave te nivelit te pare dhe te dyte, si dhe hipotekave e Tatim-Taksave per te identifikuar llogarite bankare dhe pronat e paluajtshme te kater te pandehurve. Nese do te konkludohej ne llogari bankare, biznese e pasuri te paluajtshme, atehere keto institucione do i raportojne cdo rast Prokurorise se Tiranes, e cila do te ndermarre sekuestron dhe ngrirjen e tyre deri ne perfundim te hetimeve. Burime zyrtare konfirmuan lajmin per gazeten "Koha Jone" dhe bene me dije se kerkesa per sekuestro eshte bere per Shkelzen Madanin, kreun e zyres se Menaxhimit e Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, Kadri Suli, drejtues i Logjistikes, Ferdinant Hodo, administrator i "Genocsoult" dhe Aurela Cota, administratore e "Nitromak", qe furnizonte edhe firmen amerikane "Bechtel" per ndertimin e rruges Durres-Kukes. Kater te ndaluarit, nje prej te cileve ne "arrest shtepie", akuzohen per shperdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, ne lidhje me licencat e transportit dhe importit te lendeve plasese per ndertim rrugesh, miniera dhe gurore. Denoncimi ishte bere nga nje firme guroreje ne muajin janar dhe nje ankese e "Bechtel" per sasite e lendes plasese me te cilat furnizohej.

R. C








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika