PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sekretaret "spiunojne" gjyqtaret


E Premte, 16 Maj 2008

Redinalda Caushaj

Sekretaret rrezikojne gjyqtaret ne postin e tyre. Nje urdher i ministrit te Drejtesise kerkon qe njerezit qe jane me prane togave te zeza te raportojne per cdo veprimtari te tyre ne gjykata. Por urdheresa, qe pritet te behet edhe me shkrim, ka revoltuar gjyqtaret e Tiranes, qe dje kane kerkuar nje takim urgjent me ministrin Enkelejd Alibeaj. Ndersa ka konfirmuar kete fakt, duke argumentuar se eshte thjesht nje monitorim i punes se togave te zeza dhe jo nje gjurmim apo spiunim, kreu i dikasterit te Drejtesise ka qendruar per dy ore me vartesit ne Gjykaten e Tiranes. Nga ana e tyre, gjyqtaret kane kerkuar plotesimin e kushteve per efikasitet, pasi ka mungese te logjistikes, hapesirave, sallave per gjyqe dhe rrezikshmeri, pasi seancat civile zhvillohen ne zyrat e tyre. Gjithashtu eshte kerkuar shtimi i numrit te gjyqtareve dhe rifutjen ne pune te 5 togave te zeza, qe dolen te papune pas shkrirjes se gjykatave ne rrethe.

Ka qene ora 09:00, kur ne Gjykaten e Tiranes ka mberritur ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj me fuoristraden e tij, "Tuareg". Pasi eshte ngjitur ne katin e trete, ministri ka diskutuar me te gjithe gjyqtaret. Sipas burimeve zyrtare, mesohet se togat e zeza e kane pyetur ministrin per nje urdher te nxjerre per sekretaret. Urdhri kishte ne permbajtje faktin qe cdo sekretare duhet te raportonte te ministri ne lidhje me levizjet e gjyqtarit te vet. Ato duhet te benin te ditur oren se kur vinte ne zyre, nese ishin apo jo korrekte me oraret e nisjes se gjyqit, oret e kafes e deri ne momentin kur largoheshin nga zyra. Por pasi gjyqtaret kane mesuar se sekretaret e tyre ishin kthyer ne "spiune", vendosen qe te njihen nga vete ministri ne lidhje me kete urdher. Vete Alibeaj ka pohuar nxjerrjen e urdhrit, per te cilin ka thene se "do ua nis edhe me shkrim se shpejti". Me pas, gjyqtaret kane hedhur te gjitha shqetesimet e tyre ne pune. "Gjykata e Tiranes ka nje mbingarkese te numrit te ceshtjeve, te cilat nuk mund te perballohen", jane shprehur togat e zeza. Madje, ata kane shkuar me tej, duke kerkuar nga Alibeaj qe te transferonte ne kete gjykate 5 gjyqtaret e nxjerre ne reforme per arsye te shkrirjes se gjykatave ne rrethe. Mesohet se kjo kerkese eshte mirepritur nga ministri, i cili premtoi se do te shtonte numrin e gjyqtareve. Gjyqtaret jane shprehur se nuk ka salla te mjaftueshme per te zhvilluar proceset, mungon siguria per seancat gjyqesore qe zhvillohen ne zyrat e tyre, kryesisht padite civile.

Vendimet nuk do t'i zbardhin me sekretaret

Ndersa per pajisjet logjistike, togat e zeza kane kerkuar me shume kompjutere, pasi ne zyre kishin vetem nje te tille, ku punonin se bashku me sekretaret dhe ku zbardhen vendimet. Por ministri ka lehtesuar punen e sekretareve, duke bere te ditur se vendimi do te zbardhej ne kompjuter prej tyre dhe jo nga ana e sekretares, sic edhe ishte bere me pare.

Akuzat ndaj gjyqtareve per shkelje

Ministri i Drejtesise i ka shenjestruar per te disaten here togat e zeza. Forcimi i disiplines eshte bere shkak edhe per urdhrin me te fundit, kontrollin e levizjeve te gjyqtareve nga sekretaret qe kane ne zyre. Pak muaj me pare, Alibeaj sulmoi 12 gjyqtare te Apelit Tirane per shkelje.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika