Sendet personale, Ylli Pinari con prokurorine ne gjykate
E Premte, 16 Maj 2008
Redinalda Caushaj
Kontrolli i hetuesve ne zyren e ish-drejtorit te ndermarrjes MEICO pas tragjedise se 15 marsit ne Gerdec, irriton Ylli Pinarin, qe eshte kunderpergjigjur me nje padi civile ne Gjykaten e Tiranes. I ndaluari, tri dite pas shperthimit, qe shkaktoi 26 viktima ne fabriken e demontimit, kerkon shfuqizimin e aktit per sekuestrimin e nje pjese te materialeve qe i ka konsideruar personale dhe te panevojshme per hetimin. Burime zyrtare nga gjykata thane dje, per gazeten "KJ", se padia civile eshte bere dite me pare dhe pritet shqyrtimi i saj. Mesohet se ushtaraku i Ministrise se Mbrojtjes pretendon se gjate kontrollit ne zyre i jane sekuestruar edhe sende e materiale personale qe mbante ne dosje apo ne kompjuter. Gjithashtu edhe gjate kontrollit te arkivit te ndermarrjes se import-eksportit te armeve MEICO jane marre nje sere materialesh, qe, sipas prokurorise, perbejne interes per hetimin e dosjes "Gerdeci", pasi mund te vertetojne trafikun e armeve dhe kontratat e paligjshme te shitjes apo demontimit te municioneve. Disa dite me pare, Ylli Pinari ka kerkuar ligjerisht shfuqizimin e vendimit te marre nga ana e Prokurorise se Pergjithshme per sekuestrimin e disa dokumenteve, te cilat kjo prokurori i quan me vlere per hetimin. Nepermjet nje kerkese civile te depozituar ne Gjykaten e Tiranes, mesohet se Pinari pretendon shfuqizimin e ketij vendimi. Kerkesa e depozituar nga ish-drejtori i MEICO eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe do te shqyrtohet nga gjyqtari Petrit Como. Padia civile eshte depozituar ne emer te ish-zyrtarit nga avokati i tij mbrojtes.
Dy kontrollet ne zyre e arkiv
Sipas burimeve nga gjykata, Pinari pretendon se organi qendror i akuzes ka marre dy vendime, e para ka qene per kontrollin ne zyren e ketij te fundit ne MEICO, qe gjendet prane Ministrise se Mbrojtjes dhe e dyta ne arkiv, ku dhe jane sekuestruar te gjithe dokumentet, te cilat konsiderohen te vlefshme nga prokuroria per hetimin. Por Pinari pretendon se jane marre edhe disa sende e materiale te tij personale, per te cilat nuk jepen hollesi. Ish-zyrtari i arrestuar kerkon qe te shfuqizohet ky urdher i nxjerre nga ana e prokurorise dhe t'i kthehen sendet e sekuestruara.