"Provat e akuzes, te kunderta me faktet reale"
E Premte, 16 Maj 2008
Avokatet mbrojtes te kater te pandehurve per grabitjen e firmes "Gjallica" ne fund te vitit 1994 ne Vlore, i quajne provat e prokurorise si te falsifikuara dhe me mosperputhje shifrash e faktesh. Ne lidhje me mjetin e perdorur per grabitjen, te dhenat vleresohen te kunderta me ato qe pershkruan procesverbali i keqyrjes. "Ne procesverbal thuhet se "makina ka dy dyer perpara, prapa s'ka dere", ndersa ne dokument thuhet se eshte "me tre dyer, numri i vendeve 4+1". Keto te dhena nxjerrin edhe nje here ne pah falsitetin e te ashtuquajturave deklarime te te pandehurve", thuhet ne argumentet e avokateve. Po keshtu "edhe per gezhojen e gjetur ne rastin e L. perjashtohet te ishte qitur nga arma qe kishte qitur gezhojat e "IAP", por vendi i saj nuk lihet bosh. Ne vend te saj futet gezhoja qe eshte objekt ekspertimi i ketij akti (nr.7, date 07.01.'95), me pretendimin fantastik se eshte gjetur ne ngjarjen "Gjallica", vijon argumenti i mbrojtjes. Ne lidhje me gezhojat e gjetura dhe ekspertizen e kryer, ka kundershti se ato jane te paverteta. "Ndodhemi para nje falsifikimi, prandaj kerkojme te mbahen parasysh: Ne procesverbal jane fiksuar 4 gezhoja te kalibrit 7.65 qe perdoren nga automatik i tipit "Skorpion", 3 jane gjetur ne dhomen ku u qellua mbi viktimen dhe nje ne katin tjeter te pallatit. Por nuk eshte gjetur dhe nuk eshte fiksuar ne procesverbalin qe po shqyrtohet asnje gezhoje e qitur nga pistolete e tipit "TT" (M.54). Kuraja per te manipuluar ne kete rast arrin nje kulm te ri, sepse gezhoja objekt ekspertimi nuk eshte gjetur ne vendngjarje, dhe askush nuk e di se si eshte stisur per ta lidhur me pas me kete ngjarje", thuhet ne konkluzionet e mbrojtjes.
"Hakmarrja...", 12 vjet kunder akuzave
Te akuzuarit per dosjen "Hakmarrja..." prej 12 vjetesh nuk pranojne akuzat qe u jane bere nga policia dhe me pas prokuroria per 18 krimet qe cilesohen si fajtore. Ata kane pohuar nepermjet avokateve apo intervistave te dhena se deshmite e tyre jane falsifikuar dhe se jane torturuar pas ndalimit ne vitin 1996. "Prokuroria nuk paraqit asnje prove shkresore qe te tregoje se a u ekzaminuan dhe cfare rezultoi nga ekspertimi i lendeve organike te gjetura ne keto prova materiale", kane pretenduar avokatet mbrojtes gjate argumenteve te tyre.