Deshmia: Pali ishte administrator, e vrane kot
E Premte, 16 Maj 2008
Relike te kohes se "Gjallices" kane mbetur porta e hekurit dhe dritaret e dy kateve te para te siguruara e qe shfrytezoheshin per zyra. Kane kaluar 14 vjet nga vdekja e Pali Prendit, i cili eshte ekzekutuar ne banesen e tij mbi zyrat e ish-firmes piramidale, ku dhe ishte punesuar. Pallati 1149 i lagjes "29 Nentori", sot nuk ka rendesine e vitit 1994, kur kreditoret nxitonin te mbyllnin parate me interes te larte dhe ku kater persona te maskuar grabiten dhe vrane nje nga punonjesit e "Gjallices" ne sy te gruas se tij. Banoret e pallatit tregojne se Prendi kryente detyren e administratorit per kete dege, nderkohe qe familja pas ngjarjes tragjike eshte shperngulur drejt Lezhes. Ne hyrjet e katit te dyte dhe te trete banojne familje te tjera, nderkohe qe u shiten gjate vitit 1997. Banesa ku Pali Prendi jetonte me familjen gjendej ne katin e trete te pallatit, pikerisht mbi zyren e tij dhe sic shihet ne fotot perkarshi. Autoret kane shkuar rreth ores 18:00 te mbremjes ne pallatin e kthyer ne zyra. Gjate grabitjes mbeti i vdekur 40-vjecari Prendi, ndersa bashkeshortja dhe femijet arriten te shpetonin, pasi u fshehen. Banoret e zones e kujtojne ende me ankth diten e ngjarjes, teksa degjonin te shtenat qe s'kishin te mbaruar. Edhe pse kane kaluar 13 vjet, Merushja 65-vjecare kujton se jane tmerruar nga bresherite e armeve, por askush nuk ka guxuar te dale nga shtepia. Ata kujtojne vetem familjen Prendi, te cilet jetonin prej disa vitesh ne pallat e ishin transferuar nga kati i dyte i hyrjes ne te tretin. "Dy katet e para te pallatit perballe u bene te gjitha zyra", kujton Merushja, pasi firma ua kishte blere pronareve. "U vune hekura ne dritare dhe dyer hekuri. Palin e vrane kot, ishte goxha djale. Pas ngjarjes, ketu te gjithe ata qe jetonin u transferuan nga pallati. Shiten shtepite dhe iken, pjesa me e madhe ne Tirane", vijon e moshuara rrefimin per gazeten "KJ". Ajo kujton se Pali Prendi kishte ardhur nga Lezha ne Vlore per shkak dhe te punes si oficer aviacioni ne shkollen e Vlores. Ndersa bashkeshortja e tij, Mjaftimja ishte vlonjate dhe punonte si laborante dentare ne spital dhe cifti kishte dy femije, vajzen Drinen dhe djalin me te vogel, Tonin. "Pas vrasjes se Palit nuk u pa me asnje prej familjes dhe u transferuan ne Tirane, madje te gjithe ata qe punonin te "Gjallica".