PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Thereksa: S'plotesojme pacientet me dialize


E Premte, 16 Maj 2008

Jo te gjithe pacientet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne pavijonin urologjise dhe nefrologjise mund te marrin sherbimin e duhur per sa i perket dializes. Mungesa e kushteve dhe investimeve ka bere qe nje pjese e mire e tyre te marrin vetem trajtim mjekesor, po jo te futen ne sherbimin e dializes. "Vite me pare, ne nuk u tregonim pacienteve, por as keta te fundit nuk e dinin se cfare ishte dializa apo transplantimi. Por sot nuk mund t'i genjejme dot, por nuk kemi mundesite qe t'ua ofrojme ate", eshte shprehur mjeku nefrolog, Nestor Thereska. Sipas tij, per te bere te mundur keto sherbime kerkohen kushte dhe investime te medha, pasi per vendin tone keto jane sherbime mjekesore qe jane futur gjate viteve te fundit. Sot ne te gjithe vendin jane 146 paciente, te cilet marrin dialize dhe hemodialize, por perseri numri i qendrave qe e ofrojne kete sherbim eshte i kufizuar, vetem ne 4 qytete te vendit. Per kete eshte kerkuar edhe hapja e 2 qendrave te reja pasi shume paciente e marrin sherbimin jashte vendit.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika