Mbidoza e valiumit, vdes i moshuari
E Premte, 16 Maj 2008
Nje 70-vjecar, banor i qytetit te Fierit, ka humbur jeten ne spitalin rajonal te Fierit, pasi kishte konsumuar nje mbidoze valiumi. Ndersa ka ndier pickime ne kraharor, i moshuari kishte kerkuar ndihme, duke treguar se kishte marre nje sasi te madhe valiumi, pasi nuk arrinte dot te flinte. Mjeket thane se Tomi Mitro ka kaluar ne parainfarkt.