PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mjerimi, vetevritet nena e 2 femijeve


E Premte, 16 Maj 2008

Margarita Cepele i dha fund jetes duke gelltitur fosfor organik

Nje 32-vjecare, nene e dy femijeve, i dha fund jetes dje duke perdorur nje kimikat bujqesor. Margarita Cepele, banore e qytezes se Roskovecit ne rrethin e Fierit nderroi jete mbreme ne repartin e toksikologjise ne spitalin rajonal te Fierit. Burime nga personeli mjekesor thane se gruaja mberriti ne gjendje koma me shpresa minimale per jeten. Gruaja eshte sjelle rreth ores 11:00 te paradites se djeshme ne spital nga familjaret, te cilet e kishin gjetur ne banesen e saj ne periferi te Roskovecit. "E gjetem pertoke, mes shkumes qe i dilte nga goja dhe te vjellave", thane familjaret, te cilet u larguan me shpejtesi pa dhene as gjeneralitetet. Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, pohoi per "Koha Jone" se gruaja ka mberritur ne gjendje koma. "Konstatuam se pacientja ka konsumuar fosfor organik, por eshte sjelle me shume vonese, tha mjeku. E kemi trajtuar ne menyre intensive, por fatkeqesisht vdiq". Tre punonjesit e policise kane kontaktuar me koleget e tyre ne zona te ndryshme te Fierit, derisa kane rene ne gjurme te familjes se gruas ne Roskovec. Pasi kane marre ne pyetje fqinje dhe familjare te Cepeles, policia ka konstatuar se gruaja ka kryer gjestin veteflijues, ndersa ishte e vetme ne banese. Margarita Cepele eshte gjetur ne gjendje te rende shendetesore nga dy fqinje, te cilet dhane alarmin. Nga te dhenat e grumbulluara nga policia, ka rezultuar se gruaja dhe dy femijet e saj jetonin ne varferi ekstreme, cka mendohet se ka qene shkaku qe e ka cuar ne gjestin e deshperuar. Nderkohe nje 76-vjecar eshte gjetur i vetevarur mengjesin e djeshem ne banesen e tij ne qytetin e Klosit. Per nje kohe te gjate i eshte lutur te afermve qe te kishte ne dispozicion nje "Kallashnikov", por ne pa mundesi te realizimit te deshires i ka dhene fund jetes. Hysen Kthella, 76 vjec, ka realizuar vetevarjen, ne shenje hakmarrjeje ndaj te afermve te cilet, duke e ditur qe ai prej kohesh vuante nga nje semundje nervore, nuk i kishin lejuar atij qe te mbante nje arme.

Xhemil Beharaj




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika