PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha: Kontrata me ju, liber i shenjte


E Premte, 16 Maj 2008

Kreu i qeverise, Berisha, mbajti dje fjalen e rastit ne koncertin festiv 'Shqiperia ne NATO' te organizuar ne Pallatin e Kongreseve, me rastin e marrjes se fteses per ne NATO nga ana e Shqiperise ne Samitin e Bukureshtit. Ai theksoi se me qytetaret kishte lidhur nje kontrate te shenjte dhe do ta zbatonte ate pike per pike. "Me ju, une kam nje kontrate te gjate sa c'kam jeten time ne politike. Pas librave te shenjte, kontrata me ju eshte nje liber i shenjte per mua. Do punoj cdo dite bashke me ju, do ta zbatoj ate pike per pike, nen per nen, si kusht te te gjitha kushteve per te ecur me shpejtesi drejt te ardhmes evropiane", deklaroi Berisha gjate fjales se tij ne Pallatin e Kongreseve. Sipas tij, me marrjen e fteses per ne NATO, lirite e qytetareve do te jene te garantuara deri ne maksimum. Sipas Berishes, disa nga pikat e kesaj kontrate jane arsimimi modern dhe dixhitalizimi i sherbimeve ne vend. Po keshtu, Berisha theksoi se levizja e lire e qytetareve do te vazhdonte te ishte nje nga projektet me madhore te qeverise. "Levizja e lire e juaja eshte qellimi im madhor dhe se do bej cdo perpjekje qe, ne nje kohe te shkurter, ju, te rinjte dhe te rejat e Shqiperise, te levizni ne mbare Evropen, si qytetare te saj", deklaroi Berisha, duke premtuar se ngjarje me te medha e presin vendin. Diten e sotme, Kryeministri do te vizitoj qytetin e Pogradecit dhe zonen e Devollit, ku pervec nje sere inaugurimesh, do te zhvilloj edhe takime me qytetaret.

F.Mejdini


Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika