PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Belgjika, me shume viza per shqiptaret


E Premte, 16 Maj 2008

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, priti dje homologun e tij te Belgjikes, Karel De Gucht. Gjate konferences se perbashket per shtyp, ministri i Jashtem i Belgjikes deklaroi se ne muajin shtator ne Shqiperi do te hapet edhe konsullata belge. Ne lidhje me kete nisme, Karel De Gucht theksoi se hapja e konsullates do te siguronte me shume viza per shqiptare, duke theksuar se nje kategori e vecante prej tyre nuk do te kishin fare takse per marrjen e nje vize. Po keshtu, ministri i Jashtem belg theksoi se nje kategori e privilegjuar per viza do te ishte edhe ajo e studenteve, te cilet do te zgjidhnin per te studiuar ne Belgjike. Po keshtu, gjate takimit u diskutuan ceshtje te marredhenieve dypaleshe me fokus te vecante bashkepunimin ekonomik, perspektiva evropiane dhe euroatlantike e Shqiperise, si dhe zhvillimet ne rajon. Po keshtu, biseda mes Bashes dhe homologut te tij belg u fokusua edhe ne njohjen e zhvillimeve te fundit ne jeten politike ne vend dhe reformat e ndermarra, qofte mbi rezultatet e deritanishme ne reformat elektorale, ne drejtesi, luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionin, si dhe angazhimin e metejshem te qeverise shqiptare mbi keto reforma. Ministri i Jashtem belg zhvilloi dje edhe nje takim me Kryeministrin Berisha, ku kreu i qeverise premtoi se se shpejti do te hapej edhe ambasada shqiptare ne Belgjike, ne kuader te forcimit te bashkepunimit mes dy vendeve.

F.Mejdini








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika