Patozi: Gati kufizimi i imunitetit te deputetit
E Premte, 16 Maj 2008
Kreu i Grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi, deklaroi dje PD ishte e hapur per kufizimin e imunitetit te deputeteve, duke qene kjo edhe nje kerkese e kreut te PS-se, Edi Rama. Sipas Patozit, kjo nisme ishte shume e rendesishme per vete politiken dhe integrimin e vendit dhe ne kuader te kesaj demokratet ishin te vendosur per ta mbeshtetur. Por kreu i grupit parlamentare te PD-se deklaroi se demokratet nuk ishin ne dijeni te elementeve te paketes qe, sipas kreut te PS-se, Rama, do te paraqiteshin per miratim se bashku me kufizimin e imunitetit. Nga ana tjeter, sipas Patozit, nuk kishte rendesi rruga qe do te perdorej per te kufizuar imunitetin, e rendesishme per PD ishte qe deputetet te ishin te barabarte perpara ligjit me qytetaret. Ne kete kendveshtrim, kreu i deputeteve demokrate ka shprehur dhe njehere gatishmerine per mbeshtetjen e ligjit per kufizimin e imunitetit.