Ngjela: PD-PS s'duan kufizim te imunitetit
E Premte, 16 Maj 2008
Fatjona Mejdini
Ngjela paralajmeron se heqja e imunitetit mund te behet vetem pasi te jete ndryshuar neni i Kushtetutes. Nderkohe qe nuk ka munguar te akuzoje dhe dy partite e medha, te cilat, sipas tij, nuk kane vullnet per te hequr imunitetin. Pasi, po te donin, e kishin hequr qe ne momentin e ndryshimeve kushtetuese per sistemin zgjedhor, Presidentin, Kryeministrin, KQZ dhe kufizimin e mandatit te Kryeprokurorit. Deputeti i pavarur, Spartak Ngjela, u shpreh dje mosbesues ne lidhje me nismen e perbashket qe pritet te marre mazhoranca dhe opozita ne lidhje me kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te larte. Keshtu, ne nje prononcim per "Koha Jone", deputeti Ngjela deklaroi se zhurma dhe mediatizimi qe po i behet kesaj nisme, do te thote qe palet nuk kane vendosur ende te kufizojne imunitetin e tyre. Sipas tij, kufizimi i imunitetit nuk ndodh per shkakun se koha eshte e veshtire dhe Prokuroria e Pergjithshme ne keto momente po kerkon pikerisht imunitetin e atyre qe mediatikisht duan ta kufizojne tani.
"Fakti qe marrin nisma dhe bejne zhurme, do te thote qe nuk duan ta bejne. Palet duan t'i shmangen, sepse sot situata eshte e rende dhe imunitetet kerkohen per keta", deklaroi Ngjela ne nje prononcim per gazeten. Nisur nga kjo, sipas Ngjeles, heqja e imunitetit eshte vertet e rrezikshme, sepse, "nese deputetet nuk e kane ate, atehere prokuroria ka te drejten t'i arrestoje ne menyre te paparalajmeruar". Nga ana tjeter, ish-kreu i Komisionit te Ligjeve, Spartak Ngjela, thekson se kufizimi i imunitetit mund te behet vetem nepermjet ndryshimit ne Kushtetute. Sipas tij, asnje nisme tjeter ne lidhje me kete ceshtje nuk qendron dhe per pasoje eshte e paligjshme.
"Imuniteti hiqet vetem po te fiksohet e ndryshuar ne Kushtetute, te gjitha te tjerat jane te paligjshme dhe nuk gjejne zbatim", thekoi dje deputeti i pavarur. Spartak Ngjela theksoi edhe se rruga per ta bere realitet kete nisme eshte vetem abrogimi i nenit ne Kushtetute, qe parashikon imunitet per deputetet dhe zyrtaret e larte, duke shtuar se ne kete kuader nuk do te kishte fare nevoje per nisma shtese.
"Keta nuk e bejne dot dhe nuk duan ta bejne, sepse ne te kundert amendimi per Kushtetuten behet ne 10 minuta. Kerkohet vetem shfuqizimi i nenit te imunitetit dhe kjo merr fund, nuk ka nevoje as per nisma. Kufizimi nuk behet me ligje ordinere, por behet vetem duke abroguar nenin aktual ne Kushtetute", deklaroi Ngjela diten e djeshme, duke mos pasur besim ne nismen qe mazhoranca dhe opozita po bejne gati. Kufizimi i imunitetit te zyrtareve te larte dhe deputeteve pritet te jete edhe pakti i radhes mes mazhorances dhe opozites ne kuader te reformave qe kerkohen per integrimin e vendit.
Berisha e Rama, dakord per heqjen e imunitetit
Ndonese kreret e dy partive me te medha ne vend, asaj Demokratike dhe Socialiste, jane shprehur ne parim pro heqjes se imunitetit te deputeteve, ende nuk jane bere publike detajet mbi menyren e heqjes se ketij imuniteti, i cili i barazon perpara drejtesise zyrtaret me qytetaret e thjeshte. Kreu i PS-se, Edi Rama, ka propozuar Paketen e Reformes ne Drejtesi, ku ka kerkuar diskutimin dhe miratimin dhe te nismes per heqjen e imunitetit ne kete kuader.