PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Braho: Kodi Zgjedhor, duam vetem prag kombetar elektoral


E Premte, 16 Maj 2008

Levizja Socialiste per Integrim do te insistoje ne aplikimin e nje pragu kombetar elektoral. Nje fakt i tille u be i ditur dje per gazeten nga deputeti i kesaj partie, Spartak Braho. Keshtu, sipas tij, pas ndryshimeve te miratuara mbi sistemin zgjedhor, i cili eshte precizuar si proporcional rajonal, eshte hapur rruga per te filluar dhe proceduar dhe per ndryshimit ne kodin zgjedhor, me qellim qe te perfundoje i gjithe data-base i akteve ligjore mbi te cilen do te zhvillohet fushata e ardhshme zgjedhore. "Cuditerisht ka nje heshtje nga dy partite e medha, ende nuk ka nje komision te posacem per te punuar per vazhdimesine e reformes zgjedhore. Tek-tuk ka ndonje mendim te shfaqur ne menyre spontane, por ne do te kembengulim qe baza e ketij sistemi te jete pragu kombetar", nenvizoi Braho gjate fjales se tij. Madje, duke argumentuar nje qendrim te tille, Braho theksoi se "ky prag eshte me i drejte, eshte me i sakte, me i ndershem dhe nuk lejon asnje fenomen negativ, qofte edhe "dushkun" indirekt, i cili, nese nuk zbatohet kjo formule, perseri eshte i pranishem". Nga ana tjeter, duke sqaruar lidhur me aplikimin e ketij pragu, deputeti i LSI-se vuri ne dukje se "pragu kombetar konsiston ne faktin qe votat e partive te cilat nuk arrijne te nxjerrin deputete ne qarqe te vecanta te mblidhen te gjitha dhe te numerohen totalisht per t'u konsideruar te asaj partie qe i takojne dhe qe nuk humbasin, apo per te pervetesohen nga parti te tjera, sic thuhet qe mund t'i perdore ose qe mund t'i takoje partise se pare apo te dyte fituese ne kuadrin e qarkut". Ndersa sa i takon, procesit referendar te kerkuar nga LSI, Braho beri me dije se "pritet qe te hyje ligji ne fuqi, i cili eshte botuar ne Fletoren Zyrtare, por do disa dite qe te marre forme te prere si ligj. Pas kesaj, ne obligohemi qe t'i drejtohemi KQZ dhe Presidentit te Republikes, me qellim qe te hapet rruga per te terhequr formularet tip te vlefshme per mbledhjen e 50 mije firmave dhe pas kesaj vazhdojne procedurat per mbledhjen e tyre, qe bejne te detyrueshem pastaj zhvillimin e ketij referendumi". Sipas tij, kerkesa per referendum eshte nje kauze dhe pak rendesi ka nese do te behet sivjet apo vitin e ardhshem.

O.Xhilaga




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika