Klosi: Ne pune kush eshte militant i PD
E Premte, 16 Maj 2008
Deputeti socialist, Blendi Klosi, ngriti zerin dje kunder shkurtimeve qe po behen ne administrate. Sipas tij, qeveria Berisha qe kur erdhi ne pushtet e deri me sot, vetem ka shkarkuar e hequr nga puna specialiste, per t'i zevendesuar me militante. "Nderkohe qe militanteve qe i merr ne pune, u paguan rrogat edhe pse prej gjashte muaj ndodhen jashte vendit", u ankua Klosi. Deputeti qe ka drejtuar komisionin hetimor per shkarkimet e padrejta ne administrate kohe me pare, theksoi se kohet e fundit mbi 1700 nepunes jane shkarkuar pa te drejte. Ne vend te tyre, sipas tij, jane marre mbeshtetesit e PD-se. Klosi kerkoi qe kjo situate te marre fund sa me pare, me gjithe mosbesimin e treguar ndaj qeverise se djathte. Ai kritikoi dhe shkurtimet ne Ballsh, duke kerkuar qe te mos provokohen banoret e zones.