PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Qeveria "bojkoton" Kuvendin, Topalli telefonon ministrat


E Premte, 16 Maj 2008

Qeveria "bojkoton" Kuvendin. Ministrat e kabinetit thuajse e kishin harruar fare dje qe kishte seance plenare dhe nuk moren pjese. Po cuditerisht te gjithe kishin qene te se njejtes mendje, pasi 15 karriget e Keshillit te Ministrave ishin bosh. "Zonja Kryetare, ne nuk marrim me pjese ne seance, nese nuk ka asnje minister ne salle. Keshtu nuk do te pranojme me", tha prere kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj. Sipas saj, opozita nuk mund te flase e te flase pa pushim e te ngreje ceshtje te rendesishme, pa marre asnje pergjigje nga ekzekutivi. Ne fakt, pranine e qeverise, e kerkoi ne Kuvend dhe Kryetarja Topalli. Madje, ajo u mundua se tepermi, duke bere telefona per ministrat qe te merrnin pjese ne seance. Por ishte e kote. Nga fundi i seances plenare, ne salle u duken ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj dhe ai i Financave, Ritvan Bode, i cili do te diskutonte per projektligjet ekonomike qe ishin ne rendin e dites. Sipas Partise Socialiste, ministrat dhe Kryeministri Sali Berisha nuk vijne se kane frike te perballen me temat e rritjes se cmimeve, krimit shteteror te Gerdecit, apo korrupsionin e larte ne vend. Pikerisht ketu jane perqendruar dhe akuzat e opozites ndaj mazhorances. R.R




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika