PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bode: "Gjobat" e "Falimenti", garantojne ecurine e biznesit


E Premte, 16 Maj 2008

Ministri i Financave, Ritvan Bode, mbrojti dje ne Kuvend dy nismat e qeverise per biznesin, projektligjin per "Procedurat Tatimore" dhe ate per "Falimentin". Duke u ndalur te ligji i ashtuquajtur ndryshe i "gjobave", Bode tha se ne menyre jo fort korrekte, prej ditesh vijon nje debat per karakterin represiv per vendosjen e gjobave, per rritjen e abuzivitetit nga administrata tatimore etj. "Ky perben nje shqetesim per ne. Ky ligj, kete synon qe t'i jape fund te drejtes se inspektorit te tatimorit per te kontrolluar kedo dhe per te percaktuar nivele tatimesh e taksash, qe nuk jane te krahasueshme me rivalet e tjere te biznesit apo qe mund te ndikojne ne ecurine e metejshme te biznesit," mbrojti ministri Bode. Sipas tij, projekti duhet te mbeshtetet sepse nuk synon te rrise abuzivitetin e Qeverise per te mbledhur me shume taksa, por synon te afroje vendin me praktikat nderkombetare per nje qeverisje te mire dhe per te rregulluar marredheniet mes administrates tatimore dhe biznesit. Ndersa per projektligjin e "Falimentit", Bode tha se ndryshimet vijne si nevoje e kohes per te adresuar problemet qe kane rrjedhur nga zbatimi i ligjit ekzistues. "Me kete projekt rrisim pergjegjesine e administrates tatimore dhe doganore per te denoncuar dhe per te kerkuar falimentimin per shkak te detyrimeve te pashlyera", tha ministri.

R.R




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika