PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS: Mazhoranca, shantazh Ina Rames


E Premte, 16 Maj 2008

Selia roze nuk vonoi te terheqe vemendjen e mazhorances qeverisese, lidhur me qendrimet qe kjo e fundit po mban ndaj Prokurorise se Pergjithshme. Por jo vetem kaq, duke leshuar mesazhe te qarta per te djathten, socialistet japin mbeshtetjen e plote per punen e ketij institucioni ne hetimin e ngjarjes se Gerdecit. Gjate nje deklarate per shtyp, sekretari per Ceshtjet Ligjore ne Asamblene Kombetare te PS-se, Ylli Manjani, i konsideroi qendrimet e mazhorances ndaj prokurorise si nje presion ndaj organit te hetimit.

Sekretari socialist, Manjani, gjate fjales se rij vuri ne dukje se "ditet e fundit kemi pare te shpaloset nje presion publik shqetesues i mazhorances aktuale mbi Prokurorine e Republikes. Eksponente te larte te mazhorances se sotme qeverisese nuk po rreshtin se theni gjera qe synojne qartas stepjen e Prokurorise se Republikes ne procesin hetimor te ngjarjes tragjike te Gerdecit". Sipas tij, ky presion behet ne momentin kur politikes vendimmarrese i kerkohet te heqe barrierat e imuniteteve klasike. "Ky presion behet ne momentin kur bashkesia nderkombetare kerkon pa ekuivok nga politika qe te mbeshtese organet e drejtesise e jo t'i shantazhoje ato per te dekurajuar nisma, te cilat jane te mirepritura ne funksion te nje drejtesie te barabarte per te gjithe", nenvizoi Manjani.

Ne nje kundervenie te hapur ndaj ketyre qendrimeve, Manjani deklaroi se "kjo mazhorance qe propagandon prej kohesh nevojen e heqjes se imuniteteve, sot eshte kapur fort pas imuniteteve te ministrave te saj te akuzuar dhe madje po tenton ta kushtezoje, direkt ose indirekt Prokurorine e Republikes, ne vend se te kaloje ne seance plenare kerkesen e saj per imunitetin e ish-ministrit te Mbrojtjes. Per socialistet, hetimi i ngjarjes se Gerdecit eshte jetik per besueshmerine e organeve te hetimit dhe gjykimit. "Prokuroria duhet te marre te gjithe kohen dhe hapesiren e nevojshme per ta hetuar imtesisht kete ngjarje, si edhe nje sere skandalesh te tjera, per te cilat presim rezultate konkrete e te pavarura prej gjykimeve politike", theksoi Manjani, duke nenvizuar faktin se "PS mbeshtet pa asnje kusht punen e prokurorise dhe pa asnje kusht do te votoje pro heqjes se imunitetit te cdo personi me imunitet ne kete shtet per te cilin organi i akuzes do kerkoje te hetoje lirisht".

Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne AK, Manjani, i beri apel Kryeministrit dhe te gjithe eksponenteve te mazhorances qe "te ndalin shigjetimet e tyre te palejueshme ndaj Prokurorise se Republikes dhe te perpiqen se bashku me ne per ta cliruar pergjithmone Prokurorine nga duart e politikes, te cilat s'mund te pastrohen, duke ndertuar nje sistem drejtesie te pavarur ne leter e te asfiksuar politikisht ne realitet".

Socialistet: Po bllokohet heqja e imunitetit te Mediut

Partia Socialiste reagoi lidhur me rezistencen qe po has kerkesa e Prokurorise drejtuar Kuvendit per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes. Kjo kerkese eshte drejtuar ne Keshillin e Rregullores dhe Mandateve ne Kuvend, ku pak dite me pare prokuroria i dergoi ketij keshilli dokumente qe shoqerojne kerkesen per heqjen e imunitetit te Mediut. Perfaqesues te mazhorances ne kete keshill, por edhe deputete te majte, thane se dokumentacioni, pavaresisht nga volumi, nuk sjell asgje te re.

Koci: Kryeprokurorja, me dosjen voluminoze shtyn procesin

Deputeti socialist, Petro Koci, kritikoi ashper Prokurorine e Pergjithshme, sa i takon punes se bere prej saj mbi hetimin per tragjedine e Gerdecit. Duke qene anetar i Keshillit te Rregullores dhe Mandateve ne Kuvend, Koci beri me dije se "Prokuroria e Pergjithshme, pasi vonoi 3 dite per te kryer ndalimet e para dhe 5 dite per te vendosur sekuestrot mbi bizneset e implikuara ne krimin e Gerdecit, vijoi me nje akt tjeter komprometues. Ne vend qe t'i dergonte Kuvendit nje material plotesues sintetik shoqeruar me disa akte te firmosura, ku vertetohen dyshimet per shperdorim detyre nga ana e ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu, zgjodhi variantin e dergimit te nje dosjeje 700 faqesh me synimin per ta zvarritur edhe nja nje muaj shqyrtimin e ceshtjes ne Keshillin e Mandateve". Sipas tij, e njejta taktike u perdor edhe ne rastin Basha, por ne ate kohe pa bashkepunimin e Prokurorise se Pergjithshme. Per kete arsye, Koci vuri ne dukje se "taktika e mazhorances per ta zvarritur ceshtjen nuk mund te pranohet nga ajo pjese e opozites qe nuk eshte e rreshtuar ne shoqaten Delijorgji, dhe qe krimin e Gerdecit nuk e konsideron nje ceshtje vetem financiare por ne radhe te pare ceshtje drejtesie". O.XH






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika