PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rama: Turi i Berishes, kopje e shemtuar


E Premte, 16 Maj 2008

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vijuar dialogun e tij me rinine e qytetit te Durresit. Gjate bashkebisedimit me te rinjte durrsake, kreu socialist u shpreh pro liberalizimit te universiteteve, por jo duke ndjekur te njejten menyre qe aplikohet aktualisht, ku universitetet e vendit prodhojne vetem te papune te diplomuar. Sipas tij, programi i ri i socialisteve edhe per ceshtjen e punesimit te te rinjve dhe shkollimin e denje te tyre do te kete zgjidhjet perkatese, te cilat do te formesohen gjate "Dialogut me Shqiperine". Nga ana tjeter, kryetari i PS-se, Rama, duke iu referuar nje tjeter turi qe zhvillohet ne vend, ate te Kryeministrit, u shpreh i keqardhur qe "pas tre vitesh mandati qeverises, Berisha fshihet pas flamurit te NATO-s, qe eshte nje arritje e gjithe popullit dhe ende nuk ka asnje arritje te qeverise se tij". Ne gjykimin e kreut socialist eshte per te ardhur keq qe Kryeministri sot, me bilancin e tij, nuk mund te na tregoje asgje tjeter pervecse kemi humbur edhe 3 vjet te tjera dhe po keshtu turi eshte nje kopje e shemtuar e "Dialog me Shqiperine".




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika