Familja: Ganiun e vrane se denoncoi pronat
E Premte, 16 Maj 2008
Perplasjet midis policise dhe prokurorise kane qene nje shkak per zvarritjen e hetimeve qe prej muajit tetor te vitit te kaluar. Arrestimi i dhjete zyrtareve per skandalin e pronave ne Kashar beri te mundur rihapjen e dosjes per Gani Kamberin. Policia deklaroi se gjurmet e barutit konfirmonin vetevrasjen, kurse prokuroret jepnin prova te tjera qe flisnin per nje ekzekutim. Madje blute nguruan ne kerkesen e organit te akuzes per te zhvarrosur kufomen, duke zvarritur kete proces per disa jave. Gazeta "Koha Jone" arriti te zbulonte kete skandal dhe te vinte ne dukje pas intervistes me bashkeshorten e viktimes se behej fjale per nje krim qe kishte ardhur pas denoncimit per abuzime me pronat. Familjaret e te ndjerit, bashkeshortja Valbona Kamberi dhe djali, Eltoni, kane qene te paret qe kembengulen se Ganiu ishte ekzekutuar pas konflikteve per pronesi. Ata kane deshmuar ne prokurori gjate muajve nentor-dhjetor duke ndryshuar rrjedhen e hetimeve. Nderkohe qe skandali i pronave "Kashari 2", qe coi ne pranga edhe 10 zyrtare te komunes, ishte nje tjeter fakt se Kamberi mund te ishte flijuar per te mos dale me tej kjo afere nga viti 2001-2007 me mbivendosjet e pronave dhe lejet e ndertimit. Familjaret e te ndjerit permenden edhe emrin e nje personi qe e kishte rrahur tre here Ganiun pasi ky e akuzonte se i kishte zaptuar pronen. Familja pretendon se i jane marre padrejtesisht tokat e paraardhesve ne nje siperfaqe prej 10 hektaresh e qe ndodhen ne nje zone te lakmuar, anash autostrades Tirane-Durres, ku jane ngritur qindra biznese. Prokuroria konfirmon se Gani Kamberi, disa dite para se te vdiste kishte denoncuar me emra zhvatjen e tokave te tij ne Kashar.
Provat sipas eksperteve
Demtimet e shumta te kokes qe nuk mund te shkaktohen vetem nga plumbi
Vrima tejshpuese dhe pozicioni i plages nuk mund te shkaktohen me veteqitje
Pas nje vetevrasje arma nuk mund te mbahet e shtrenguar nga viktima
Pozicioni i renies se trupit ne toke eshte i dyshimte dhe i ndryshem
Sasia e paket e gjakut ne vendngjarje hedh dyshime se personi eshte vrare ne vend tjeter dhe eshte cuar ne tjeter zone
Mungesa e gezhojes se armes ne vendngjarje perforcon dyshimet se trupi eshte levizur
Abuzimet e komunes, furtuna ne Qark
Prej disa ditesh agjente te policise dhe hetues nga prokuroria po investigojne rreth dokumenteve te pronesise, lejeve te ndertimit, vertetimeve, projekteve e materialeve te kadastres qe gjenden ne zyrat e Keshillit te Qarkut Tirane. Nje grup i hetuesve ka zbarkuar ne kete institucion per here te dyte, me qellim sekuestrimin e materialeve qe perbejne rendesi per procesin hetimor. Nepermjet verifikimit te dokumenteve qe gjenden ne Qark kerkohet te arrihet ne zbulimin e falsifikimeve ne komunen e Kasharit per te vertetuar skandalin dhe abuzimin me tjetersimin e 150 mije metra katrore toke me vlere demi ne 1,5 milione euro. Per kete shkak jane grumbulluar edhe materiale nga vete banoret e komunes ne disa fshatra ku dyshohej se ishte abuzuar me siperfaqe te tera toke. Madje edhe gjate protestave te tyre banoret e Kasharit kerkuan drejtesi dhe akuzuan zyrtaret per aferat.