"Kryekomunaret kercenuan Ganiun, dy vjet me radhe"
E Premte, 16 Maj 2008
Redinalda Caushaj
Ganiu ishte kercenuar edhe nga kryekomunaret e Kasharit para se te vritej. Bashkeshortja e tij, Valbona Kamberi, tregon edhe nje here per gazeten "Koha Jone" detaje nga ato dite ku perjetonte me makth lajmin per vrasjen e te shoqit dhe spekulimet se ai ishte vetevrare. Nena e kater femijeve shprehet e bindur se Ganiu eshte vrare per shkak te denoncimit per zaptimin e tokes nga komunaret. Nderkohe qe, ishte rrahur disa here dhe ajo permend emra konkret qe permenden ne intervisten me poshte.
Kur ka dale Ganiu nga banesa?
Nje dite perpara ngjarjes, me daten 12 tetor te vitit te kaluar, Ganiu eshte nisur per ne pune, pasi punonte roje ne nje firme private. Kur eshte nisur, kam pasur nje parandjenje se nuk do te kthehej me. Te nesermen e kam pritur qe te kthehej, por nuk po dukej, kur me ka ardhur gruaja e xhaxhait te Ganiut ne shtepi, me tha se Ganiu eshte semure dhe kane ardhur ambulancat qe e kane derguar per ne spital. Me tha te mos shqetesohesha.
Cfare bere ne ato momente?
Nuk kam levizur nga shtepia fare. Ne ato momente kane ardhur te gjithe njerezit e Ganiut dhe jane mbledhur ne banesen tone ku edhe ishim ne pritje te xhaxhit te Ganiut, Xhevitit. Rreth ores 18:00 te dates 13 tetor ka ardhur nga morgu Xhaviti dhe ka sjelle trupin e Ganiut. Perpara se ta fusnin trupin ne shtepi me kane lajmeruar dhe me thane se e kishin vrare. Dy femije kishin degjuar te shtena dhe kishin vrapuar duke thene qe nje burre eshte qelluar. Fqinji yne qe e kishte njohur dhe e kishte mbuluar me nje carcaf, ndersa me pas kishte lajmeruar xhaxhane e tij, Xhavitin.
Keni dijeni nese femijet kane pare ndonje person te kalonte aty afer?
Mesa kam dijeni femijet kane qene larg e nuk shihnin asgje. Vetem kane degjuar zhurma armesh e me pas kane vrapuar ndersa pane nga ana tjeter e liqenit Ganiun te shtrire.
Cfare i bete te ditur policise?
Policia nuk ka ardhur ne banesen tone, por vetem ne vendin e ngjarjes, te cilin e kane rrethuar dhe nuk kane lene njeri te futet ne te.
A ishte kercenuar Ganiu perpara se te gjendej i vdekur?
Po, rreth 2 vite rresht ka pasur kercenime te ndryshme nga ana e ish kryetareve Alfred Sules, Faik Fejzos. Keta kane shitur token tone 6 here dhe ketu ka lindur konflikti.
Mund te shpjegoni me shume rreth kercenimeve dhe personave ?
Kryekomunari Alfred Sulaj i ka thene te mos shkonte te bente denoncime, ne te kundert do te vinte te shembte shtepine. Dy jave perpara se te ndodhte ngjarja ka ardhur nje fadrome dhe ka shkuar te shembe dyqanin qe eshte prona jone. Nderkohe qe ne shtepi na kane ardhur disa persona, qe kane nisur ta masin token, duke thene qe eshte e tyre dhe e kane blere. Ne jetojme me frike, te gjithe njerezit qe kalojne e fotografojne shtepine.
Sa here eshte perplasur Ganiu me personat qe permendet?
Per dy vite me radhe, Ganiu vetem eshte kercenuar nga keta te fundit. Nje vit me pare eshte rrahur nga ana e Xhevahir Hykes per ceshtjen e baneses. Banesa ku ne jetojme eshte ne emer te tij. Nga momenti ne moment, ne mund te na nxjerrin jashte, banesa nuk eshte ne emrin e Ganiut, por ne emra te tjere. Mbaj mend qe ate dite Ganiu ka shkuar ne polici dhe e ka denoncuar Hyken. Me pas, kur ka ardhur ne shtepi, me tha qe ishte zene me Hyken dhe ky i fundit e kishte rrahur.
Pasi ka bere denoncimin cfare masa ka marre policia?
Asnje mase nuk ka marre. Nuk na ka ardhur as ne banese per te pyetur, dhe as Ganiun nuk e kane thirrur. Po te kishin marre masa nuk do te kishte ndodhur kjo qe ka ndodhur.
Pse dyshoni qe bashkeshorti juaj eshte vrare dhe jo vetevrare?
Nga dita ne dite ne kemi qene ne pritje qe do te ndodhte nje gje e tille. Rruga nga kalonte Ganiu ka qene e pabanuar dhe e rrezikshme. E kane vrare per shkak te denoncimit qe ai bere rreth tokes se zaptuar.
A keni dyshime se kush mund te jete autori?
Nuk mund t'ia ve gishtin ndonje personi, por di qe Ganiu ka pasur shume konflikte me te gjithe personat qe jane arrestuar per abuzimet me pronat e Kasharit. Ganiu i ka denoncuar gjithmone. Ka shkuar ne prokurori dhe ne gjykate per te marre token qe i takonte. Faik Fejzo ka marre harten e baneses dhe me pas e ka shitur.
Si e mori vesh Ganiu qe toka ishte shitur?
Kur punonte ne komune, para kater vitesh ka marre vesh rastesisht qe toka ishte shitur. Me pas ka bere denoncime te ndryshme, per te cilat ka marre kercenime.
A ju tregonte Ganiu se si e kishin kercenuar?
Ganiu me tregonte cdo gje. Me kishte thene qe Alfred Sullaj i kishte dhene urdher qe te mos te shkonte qe ta denonconte as ne prokurori as ne gjykate, pasi toka ishte ne emer te tij dhe nuk kishte cfare t'i bente me.
Mendoni qe Ganiu te jete vrare per token dhe nese krimi eshte bere ne vend tjeter?
Po, nuk kam dyshime per kete fakt. Kete nuk e di, sepse nuk mund ta shpjegoj.
Valbona: M'u kujtuan vitet me Ganiun
Valbona Kamberi eshte njoftuar edhe per zhvarrimin e trupit te bashkeshortit te saj me qellim ekspertizen per shkaqet e vdekjes. Ajo ka qene dakord me kerkesen e prokurorise dhe ka asistuar ne kete proces. "Isha ne varrezat e Kasharit prej momentit kur ka ardhur policia e deri pasi eshte hapur arkivoli. Trupi nuk ishte tretur fare dhe m'u kthyen pas te gjitha vitet qe jetuam bashke e lotet nuk i permbajta dot", thote Valbona.
Abuzimi me 40 dynym toke dhe trualline xhamise
Fisi Kamberi ka gjithsej 40 dynyme toke, ndersa vete Ganiu kishte 9 dynyme toke. Sipas gruas se viktimes, toka nuk eshte ne emrin e Ganiut, po jane shitur nga ana e ish- kryetareve te komunave. "Ne, si familje, kemi dhuruar nje truall, ne te cilen do te ndertohej nje xhami, por nuk eshte ndertuar me vone, pasi Alfred Sulaj nuk i ka lejuar, duke thene qe mos te behen punime, pasi toka eshte ne emrin e tij", thote Valbona per gazeten. Ajo shprehet e sigurt se pronat jane zaptuar ne menyre te jashteligjshme dhe kerkon drejtesi nga shteti deri ne fund. "Ne kerkojme drejtesi dhe kapjen e autorit", thote Valbona. Ndersa e pyetur per faktin, nese ne shtepi mbanin arme, Valbona mohon.
"Jo, asnjehere nuk kemi mbajtur dhe nuk e di se nga ka dale arma, te cilen e mbante ne doren e majte Ganiu, pasi u gjet trupi, ne krah te kundert me plagen qe kishte marre", shpjegon ajo.
Hetuesit rindertojne skenen e krimit ne Kashar
Tri dite pas zhvarrimit te trupit te Gani Kamberit, efektivat e policise kane shkuar perseri ne vendin e ngjarjes, ku edhe kane kryer disa veprime hetimore. Sipas burimeve nga policia mesohet se eshte rindertuar skena e ngjarjes dhe diskutuar versionet per nje vrasje apo vetevrasje. "Do te shihen me vemendje te gjitha elementet per te pare nese kemi te bejme me vrasje apo vetevrasje, ashtu sic edhe eshte cilesuar dosja deri me sot", tha nje zyrtar i grupit hetimor per gazeten. Nderkohe qe, raporti i Mjekesise Ligjore ndryshon rrjedhen e hetimit duke e spostuar pisten nga vetevrasje ne nje ekzekutim te paramenduar dhe me menyre te sofistikuar. Konkluzionet e eksperteve do te verifikohen dhe diskutohen, nderkohe qe pritet te nisin shoqerimet dhe marrjet ne pyetje te te dyshuarve per kete ngjarje. Prokuroria pritet qe te terheqe dosjen per te cuar me tej hetimet.